Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm
Sociale

Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm

• 26 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fishta në Lezhë po kthehet rishtazi në një nga fshatrat me të frekuentuara për të apasionuarit pas natyrës, terrenit të butë, kulturës, traditave dhe kulinarisë.

Duket se vetë turistët që frekuentojnë fshatin 15 km larg qytetit të Lezhës po nxisin vendasit të investojnë për zhvillimin e turizmit.

Të huajt që zgjedhin të përfshijnë fshatin në itinerarin e tyre te pushimeve të verës vlerësojnë mikpritjen e vendasve, traditat dhe shijet e veçanta të gatimeve.

Read more:‘Nëse duam turizëm elitar duhet të kemi resorte’, eksperti: Protestat kanë ndikuar në anulimin e udhëtimeve, turistët nuk shohin emrin e hotelit, por review-t

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe mund të them se është një vend i mrekullueshëm. Lexuam në internet për Fishtën dhe vendosëm të ndalonim këtu. Kemi dy ditë që qëndrojmë dhe po kalojmë shumë mirë. Njerëzit janë jashtëzakonisht mikpritës, natyra është e bukur dhe, mbi të gjitha, ushqimi është shumë i shijshëm”, thotë një turist.

“Jam nga Zelanda e Re. Pas një udhëtimi në Bullgari dëgjova për Shqipërinë dhe vendosa ta vizitoj. Kërkova në internet për një vend me natyrë, jetë në fermë dhe ushqim tradicional. Kështu zbulova Fishtën dhe erdha këtu. Më pëlqen shumë dhe po kaloj një eksperiencë të mrekullueshme”, pason një turiste.

Read more:Popeyes shton një shije të re: VooDoo Wrap

“Jam pritur shumë mirë këtu në Fishtë. Banorët janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe shumë mikpritës. Më pëlqen jeta në fermë dhe po ndihmoj në mjeljen e lopëve dhe të dhive, si edhe po kujdesem për kafshët së bashku me banorët e zonës. Është një përvojë shumë e veçantë për mua”, shton një tjetër.

“Ushqimi këtu është i mrekullueshëm dhe ka një shije të veçantë. Kam tri ditë që qëndroj në Fishtë dhe jam shumë i kënaqur. Kisha dëgjuar më parë për këtë vend dhe vendosa të vij për ta vizituar. Nuk jam zhgënjyer, përkundrazi, po kaloj një eksperiencë shumë të bukur”, thotë turisti.

Read more:OpenAI: Agjentët e AI kryen sulm autonom kibernetik ndaj Hugging Face

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë zhvillim edhe për ekonominë lokale. Vendasit kanë investuar vit pas viti në hapjen e bujtinave dhe strukturave akomoduese, të cilat sot presin vizitorë gjatë gjithë vitit.

Fishta mbetet model i fshatrave shqiptarë që kanë ditur të ringrihen vetë dhe të ndërtojnë të ardhmen përmes zhvillimit të turizmit që veç natyrës, mban dhe sjelljen e dorën e banorëve vendas që ofrojnë mikpritjen dhe shijet e veçanta të gatimeve unike.

Lexo edhe
Sociale

Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)

Sociale

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)

Tags: #bullgari #Fishte #Internet #jetë #Lezhe #Natyra #shije #shqiperi #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)
  • 150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)
  • Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO)
  • Për herë të parë në një spital publik, ‘Memoriali’ i Fierit kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar në zemër
  • Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore
  • Nesër seanca e fundit/ “S’na përfaqësoni!”, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike
  • I dyti brenda pak ditëve, vdes në detyrë elektricisti në Pogradec! Po ndërronte një llambë në fshat (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 16 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 10 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës! Dogana e Vërmicës aplikon procedura të përshpejtuara (VIDEO)

Ardhja e diasporës kosovare për pushimet verore ka shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve në Rrugën e Kombit, me…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)

Në Porto Palermo është mbajtur për të katërtin vit rradhazi iniciativa “Preserving Our Sea” që bashkoi rreth 150…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO)

Paqartësia rreth hartës së re territoriale dhe deklaratat mbi ndarjet e mundshme kanë nxitur qytetarët e Prrenjasit të…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by