Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “News24”, se nga ana e SPAK janë kryer kontrolle, por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës.
Sipas burimeve, gjatë operacionit janë marrë dhe sekuestruar udhëtime zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dokumentacion që lidhet me dietat.
Mësohet se hetuesit e SPAK kanë kërkuar dokumentet përkatëse si pjesë e veprimeve hetimore, ndërsa materialet e sekuestruara do të analizohen në vijim.
Kontrollet janë kryer në kuadër të hetimit që lidhet me çështjen “Veliaj 2”.




