Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjykata Supreme e Brazilit lë në burg Ervin Matën, i rrëzon rekursin për masën: S’ka rrethana që e justifikojnë lirimin, rrezik arratisjeje! Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri
Kronikë

Gjykata Supreme e Brazilit lë në burg Ervin Matën, i rrëzon rekursin për masën: S’ka rrethana që e justifikojnë lirimin, rrezik arratisjeje! Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Supreme e Brazilit ka refuzuar kërkesën e Ervin Matës për revokimin e masës arrest me burg. Ndërkohë, po shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar për ekstradimin e trafikantit të drogës.

Sipas gjyqtarit Alexandre Moraes, nuk ka rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin lirimin e Matës ose zëvendësimin e arrestit me masa të tjera sigurie. Gjithashtu, hodhi poshtë argumentin e mbrojtjes se shteti shqiptar nuk e kishte formalizuar kërkesën për ekstradim, duke tejkaluar në këtë mënyrë afatin prej 60 ditësh.

Sipas vendimit, qeveria shqiptare ka paraqitur rregullisht kërkesën për ekstradimin e Ervin Matës.

Read more:Dy ‘call center’ mashtrues te ‘Liqeni i Thatë’, 7 të arrestuar ! Nën hetim 27 të tjerë, sekuestrohen euro, 70 kompjuterë dhe 49 celularë

Gjykata vlerëson se ekziston rreziku i arratisjes dhe se arresti për qëllime ekstradimi përbën një kusht thelbësor procedural për zhvillimin e procesit, duke garantuar dorëzimin e personit tek autoritetet shqiptare në rast se ekstradimi miratohet. Prokuroria është shprehur në favor të ekstradimit.

Gjykata refuzoi edhe një tjetër kërkesë të mbrojtjes, e cila kishte kërkuar kryerjen e verifikimeve shtesë për kompetencën e autoriteteve shqiptare dhe ekzistencën e hetimeve në Brazil apo Gjermani lidhur me çështjen. Sipas vendimit, dokumentacioni i paraqitur nga Shqipëria plotëson kërkesat e ligjit brazilian për ekstradimin dhe nuk nevojiten veprime të tjera hetimore.

Read more:Video/ Kaos në metronë e Sao Paulos, 39-vjeçari i dehur hidhet nga treni dhe thyen xhamat

Ervin Mata u arrestua në prill në Ilha Bela të Brazilit. Ai përdorte dokumente angleze, të vlefshme deri në 2030, për t’iu fshehur autoriteteve pasi nda tijj ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Lartë Federale e Brazilit. Shteti shqiptar kërkonte arrestimin e tij që nga viti 2023.

Në vitin 2023, Ervin Mata u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal me 11 persona, ku përfshihej edhe djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani. Sipas dosjes hetimore, të cilën në atë kohë Report Tv e siguroi, grupi dyshohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Në veçanti, Mata akuzohet se koordinoi grupin për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, ngarkesë e nisur nga Brazili në aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2020.

Read more:‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim

GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” trafik droge, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, dhe kjo si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas përplasjes së bujshme me Ervis Martinajn, i zhdukur prej gati 4 vitesh, në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja ish-bosit të lojërave të fatit.

——————————

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Brazilit

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Kronikë

Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)

Tags: #Amerika #Amerika latine #arrest me burg #Brazil #Brazili #Burg #ervin mata #gjykata supreme e brazilit #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
  • Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)
  • Projektligj që mbron blerësit në pallatet e konfiskuara! Ndërtimet pa leje që konfiskohen dhe për strehim social
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
  • Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi
  • Kërkesë të re Kuvendit për imunitetin e Ballukut, i hapet rruga arrestimit? Ish-prokurori Beci: SPAK ka rënduar akuzën, janë mbledhur provat…
  • Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat. Prokuroria e Beratit ka nisur hetim për punonjësit e Thesarit
  • Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ “Është shef i Ramës, qeveria e ndarë gjysmë e Gysit dhe gjysmën Roni”, Murrizi: “Çekiç” për SPAK dhe zgjim për qytetarët
  • Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet…

• 11 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)

Rruga e vjetër nacionale Poliçan-Skrapar ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shkarjeve të terrenit. Njëra anë…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Projektligj që mbron blerësit në pallatet e konfiskuara! Ndërtimet pa leje që konfiskohen dhe për strehim social

Ky pallat i ndërtuar në Tiranë u konfiskua në maj të këtij viti pasi u konstatuan 3 kate…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by