Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, pjesëmarrje masive në ditën e 60-të të revoltës qytetare: Rama, jepe dorëheqjen! Ndryshim sistemi!
Politikë

Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, pjesëmarrje masive në ditën e 60-të të revoltës qytetare: Rama, jepe dorëheqjen! Ndryshim sistemi!

• 29 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta antiqeveritare që po mbahet sot në Tiranë ka mbushur plot 60-të, duke shënuar dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit.

Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e para, ajo është shndërruar në një aksion të përditshëm, ku protestuesit kanë marshuar pothuajse çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit.

Read more:Protestuesit rikthehen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kumbojnë thirrjet: Parlamenti i krimit

Organizatorët thonë se protesta nuk përfaqëson më vetëm një kauzë të vetme, por pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e cilësojnë si kastë politike.

Sipas tyre, dalja e përditshme në rrugë është mënyra e vetme për të mbajtur presion mbi institucionet dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Read more:“Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg

Edhe sot, në ditën e 60-të, protestuesit u mblodhën sërish në Tiranë, ku u zhvillua tubimi i radhës përpara Kryeministrisë, për t’u nisur më pas në marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Edhe këtë mbrëmje u dëgjuan thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, slogane që janë bërë tashmë simbol i protestës.

Read more:Revolta popullore! Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura. Për ta, 60 ditët e deritanishme përfaqësojnë jo fundin e një proteste, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon të mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Protesta e 59-të

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Aksion #Dorëheqje #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #proteste #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin