Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta qytetare kundër tij/ Rama pranon se ka menduar dorëheqjen: Do të isha tërhequr në katundin tim, por…
Politikë

Revolta qytetare kundër tij/ Rama pranon se ka menduar dorëheqjen: Do të isha tërhequr në katundin tim, por…

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do të ishte kaq pranë, ai mund të ishte tërhequr nga politika pas 12 vitesh në drejtimin e vendit dhe të Partisë Socialiste, teksa shqiptarët i kërkojnë të largohet.

Në fjalën e tij, Rama tha se do të ishte larguar me mirënjohje të madhe, pas asaj që e cilësoi një periudhë të gjatë pune në krye të detyrës më të lartë shtetërore.

Read more:“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s e vende të BE”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, bashkëpunëtorë të Ramës

Sipas kryeministrit, gjatë qeverisjes së PS-së Shqipëria ka pësuar transformime të mëdha, pavarësisht gabimeve dhe të metave.

Read more:“Janë një seri vendimesh qeveritare, mos harroni dhuratën…”/ Berisha: Ermal Beqiri u mbrojt sepse është prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të Ramës!

“Shqipëria pas këtyre 12 viteve të PS-së në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve e të metave, u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në vitin 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej me kokën lart mision i përmbushur”, tha ai. Rama argumentoi se hapja reale e negociatave dhe afrimi me BE-në e bëjnë mandatin e katërt një vazhdimësi të natyrshme të rrugës së nisur

Edi Rama:Nëse dera e hapur e BE nuk do të ishte kaq afër, me shumë gjasë do të isha tërhequr me shumë mirënjohje të madhe në katundin tim të vogël, pas 12 viteve të jetuara me mish dhe me shpirt në krye të detyrës më të lartë që vendi jep. Dhe pas gjithë këtyre të viteve në krye të PS. Sepse Shqipëria pas atyre 12 viteve të PS-së në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve e të metave u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në kurriz kur e morëm në buzën e greminës në 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej me kokën lart mision i përmbushur.

Read more:“Urdhrat për dhunë i jep sociopati Edi Rama e Taulant Balla”/ Qytetari: Me protestë paqësore do largojmë kryeministrin, respektoni çdo polic në rrugë. Poshtë politika mafioze

Pas gjithë asaj përpjekje e pune kolosale dhe kur dera e Europës është hapur realisht, mandati i katërt ishte jo vetëm vazhdimi më i natyrshëm por edhe e vetmja zgjedhje logjike. Dhe deri në ditën e fundit të këtij mandatit të katërt, bashkë me ju do të bëj të pamundurën që e gjithë partia jonë të nxjerrë gjithçka nga vetja për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por nëse mandati i 2025 shpjegon pse jemi këtu deri në 2029, ai nuk mjafton për të shpjeguar pse kjo parti duhet ta synojë besimin edhe më tutje…

Read more:“Protesta ka thyer rekordet e qëndrueshmërisë dhe madhështisë”/ Aktivisti Qiraxhi: Rama është dobësuar dhe nënshtruar në numra edhe brenda PS. Iu shkëput një deputet

Dhe këtu vjen përgjigjja e peytjes tjetër, pse duam ne të qëndrojmë gjithnjë në krye. Jo sepse hë për hë dimë ne më shumë se të tjerët, as se kundërshtarët tanë janë pa kokë dhe janë të vjetër, por janë të vjetër edhe kur janë të rinj, as jo e jo sepse jemi të vetëlidhur pas karrigeve të pushtetit për hir të pushtetit. Ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Nuk është në një rrugë të zakonshme që mund të ecë të ndalojë, të ndërrojë qeverinë, të vazhdojë aty ku e la dhe historia të ishte një tregn që rri në stacion deri kur të gjithë bien në dakord të niset…

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Tags: #Dera #Edi Rama #Politika #rama #shqiperi #Shqiperia #shqiptaret #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
  • “Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta e 115 me radhë qytetare kundër qeverisë. Protestuesit e mbyllën edhe këtë tubim me shprehjen…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës. Tashmë ndodhen tek rruga Myslim Shyri në kryeqytet. Bënë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH-it. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by