Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki! Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër: Na largoni shërbimet, fshatrat do braktisen
Sociale

Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki! Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër: Na largoni shërbimet, fshatrat do braktisen

• 31 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se përveç vështirësive për të marrë shërbime, do ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e zonave të tyre.

Klosi do ‘autonomi’: Bashkimi me Matin do ndalë zhvillimin

Punonjësit e bashkisë së Klosit bojkotuan punën për disa momente këtë paradite, në shenjë proteste kjo kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit të Klosit me Matin.

“Mirë na e bën Edi Rama, na e ka prerë biletën e varrimit dhe qytetarët janë të frikësuar të kërkojnë të drejtën e vetë. U bë Rruga e Arbrit, tani duhet të shkojmë prapë nga Shkopeti. Me 3 mijë lekë të vjetra unë shkoj në Tiranë jo të shkojë në Burrel të paguaj taksat”, thotë një qytetar.

“Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Bashkia Klos duhet të funksionojë meqë dhe parametrat janë në rritje. Kam frikë se me bashkimin me Matin do preket dhe arsimi, do të ketë ndikim edhe në shpopullim, do të jetë më keq. Ata e kanë menduar për mirë ndoshta, por ne nuk kemi më shpresë, sidomos të rinjtë për të jetuar këtu”, thotë një tjetër

Read more:“Territorialja, ‘levë Arkimedi’ për shpopullimin e vendit”/ Berisha: Shembulli i Poliçanit, frymëzim. S’mund të lejohet një tiran të shkelmojnë interesat e qytetarëve! 3.2 mld euro u vodhën për…

“Më mirë të na çojnë me Tiranën. Ne nuk do marrim pjesë në votime nëse këta na bashkojnë me Burrelin, nuk kemi asnjë leverdi me Burrelin. Kjo është lojë që bënë dy partitë bashkë”, thekson një banor.

“Klosi nuk është thjesht një territor në hartë. Bashkia Klos përbëhet nga 4 njësi administrative. Ekziston rreziku që vendimmarrja të përqendrohet larg qytetarëve të Klosit, duke e bërë më të vështirë zgjidhjen e problemeve të përditshme. Në vitet e fundit Bashkia Klos ka realizuar investime të ndryshme në infrastrukturë, ujësjellës, arsim dhe shërbime publike, investime që tregojnë se bashkia është në gjendje të zhvillojë dhe ofrojë shërbime për qytetarët e saj. Një bashkim i tillë mund të zbehë komunitetin tonë. Ne kërkojmë që Klos të mbetet njësi e pavarur e qeverisjes vendore”, thotë një qytetare

Patosi bashkohet me Fierin, qytetarët kundër: Harta e re një ‘gafë’

Qytetarët e Patosit kundërshtuan mundësinë që bashkia e tyre të shkrihet në një me Fierin

“Qytetit të naftës dhe intelektualëve nuk meriton t’i preket identiteti dhe dinjiteti”, thonë ata duke kërkuar nga qeveria që të heqë dorë nga çdo plan që prek bashkinë e tyre.

Read more:I dyshuar për përfshirje në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme e lë në burg

Sipas banorëve çdo ndryshim i statusit administrativ të Patosit do të ndikonte negativisht në zhvillimin e qytetit dhe në përditshmërinë e tyre pasi do t’i vështirësonte marrjen e shërbimeve.

“Është një bashki e madhe që nuk i bie radha kurrë, jo Patosit, por as rrethinave që tu ofrojnë shërbim”, thekson një qytetar.

Edhe votues tradicionalë të Partisë Socialiste i kanë konsideruar “gafë” ndryshimet e parashikuara nga Reforma e re Territoriale.

Read more:Pr.vendimi/ Plan kombëtar veprimi, databazë e re për 323 profesione të rregulluara! Më shumë transparencë dhe njohje e kualifikimeve

“Qyteti i Patosit ka qenë gjithmonë pro Partisë Socialiste dhe nuk e prisnim ne qytetarët e Patosit të na ndëshkonte Partia Socialiste kështu” , thotë një banor

“Jam me qeverinë dhe do votoj sa të jem gjallë për Partinë Socialiste, kjo është gafa më e rëndë për mua”, shprehte një qytetar.

Bashkia e Selenicës ikën në Vlorë, banorët: Fshatrat do braktisen

Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës nuk do të ekzistojë më, pasi do të bashkohet me Vlorën.

Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, duke thënë se shkrirja me Vlorën do të sjellë vetëm vështirësi.

Read more:‘Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve

Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet.

Sipas banorëve, nuk mund të fshish nga harta një bashki e cila në territorin e saj ka 47 fshatra dhe mijëra banorë që jetojnë në to.

Banorët e përshkruajnë Selenicën si një qytet historik, teksa thonë se largimi i bashkisë do të stimulojë më tepër braktisjen e zonës.

Lexo edhe
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Tags: #Arsimi #automjet #banore #burrel #Diber #Edi Rama #Fier #Investime #reforma territoriale #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin