Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Pr.vendimi/ Plan kombëtar veprimi, databazë e re për 323 profesione të rregulluara! Më shumë transparencë dhe njohje e kualifikimeve
Sociale

Pr.vendimi/ Plan kombëtar veprimi, databazë e re për 323 profesione të rregulluara! Më shumë transparencë dhe njohje e kualifikimeve

• 16 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përmes një Plani Kombëtar Veprimi, qeveria synon të krijojë për herë të parë një databazë kombëtare elektronike me 323 profesione, duke lehtësuar në këtë mënyrë njohjen e kualifikimeve, për të hequr barrierat administrative dhe rritur transparencën për profesionistët.

Dokumenti, i përgatitur nga Ministria e Arsimit, synon të krijojë për herë të parë një program të unifikuar për identifikimin, monitorimin dhe publikimin e të gjitha profesioneve dhe profesionistëve të rregulluar në vend.

Për secilin profesion do të përcaktohen aktivitetet që mund të ushtrohen, baza ligjore dhe arsyet pse rregullimi i tij konsiderohet i nevojshëm dhe proporcional.

Plani synon të zgjidhë problematikat aktuale të sistemit, si mungesa e një baze të unifikuar të profesioneve, procedurat e ndryshme për njohjen e kualifikimeve dhe mungesa e koordinimit ndërinstitucional. Në të njëjtën kohë, ai parashikon krijimin e një pike të vetme elektronike informacioni për qytetarët, profesionistët dhe institucionet.

Dokumenti i hedhur për konsultim specifikon se ministria e Arsimit do të marrë rolin e Koordinatorit Kombëtar, duke u ngarkuar me monitorimin, përditësimin dhe raportimin e bazës kombëtare të profesioneve të rregulluara, ndërsa institucionet përgjegjëse, dhomat dhe urdhrat profesionalë do të zbatojnë masat sipas fushës së tyre.

Read more:“Më përmend familjarët, por s’ke guxim për ‘Osmanin’”/ Debat i ashpër mes Kaprit dhe Ballës në Kuvend, socialisti: Mbylle gojën! E ke mizën nën kësulë, o gënjeshtar me pagesë

Sipas të dhënave të projektvendimit, në Shqipëri janë mbi 100 mijë profesionistë që ushtrojnë profesione të rregulluara, ose rreth 8-9% e të punësuarve. Arsimi dhe shëndetësia mbeten sektorët me numrin më të lartë të profesionistëve, me mbi 36 mijë mësues, rreth 23.800 infermierë dhe mbi 9.100 mjekë.

Objektivi është që deri në fund të vitit 2027 të përfundojë përafrimi i kuadrit ligjor me legjislacionin e BE-së.

-Në BE, sektori i shëndetit dhe asistencës sociale numëron rreth 22.2 milionë të punësuar, duke zënë vendin e dytë pas prodhimit dhe tregtisë.

-Për profesionet e rregulluara, profesionistët e identifikuar sipas regjistrave të autoriteteve rregullatorë ne shqiperi arrijnë në mbi 100,000 persona në profesionet kryesore, që korrespondon me rreth 8–9% të punësimit total.

Sektorët me numrin më të lartë të profesionistëve të rregulluar janë arsimi dhe shëndetësia. Në sektorin e arsimit, mësuesit parauniversitarë numërojnë rreth 36,321 persona, që përbëjnë afërsisht 3.6% të punësimit total. Në sektorin e shëndetësisë, infermierët përbëjnë grupin më të madh me rreth 23,800 persona ose 2.4% të punësimit total, ndërsa mjekët numërojnë rreth 9,105 persona, që përfaqësojnë rreth 0.9% të punësimit total. Numri i infermierëve ka pësuar luhatje për shkak të emigracionit, duke krijuar boshllëqe në sistemin shëndetësor publik.

Read more:Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson Tik Tok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale

Në sektorin e drejtësisë, avokatët arrijnë në rreth 5,000 persona të regjistruar, numër që është rritur ndjeshëm pas hapjes së programeve të studimit në fushën e drejtësisë në institucionet publike dhe jopublike të arsimit të lartë. Gjithashtu, psikologët kanë shënuar rritje të dukshme pas vitit 2015, të nxitur nga kërkesa sociale dhe nga hapja e programeve të reja universitare.

Profesionistët janë të përqendruar kryesisht në Tiranë dhe qytetet e mëdha, ndërkohë zonat rurale shënojnë mungesë të dukshme profesionistësh, sidomos në shëndetësi dhe arsim. Në aspektin gjinor, gratë dominojnë në infermieri dhe mësuesi, ku përbëjnë mbi 70% të të punësuarve, ndërsa pjesëmarrja e tyre mbetet nën 40% në sektorë si drejtësia dhe inxhinieria.

-Cakton Ministrinë e Arsimit në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar, të ngarkuar me ndjekjen, monitorimin, raportimin dhe përditësimin e bazës kombëtare të të dhënave.

– Ngarkon institucionet zbatuese (11 autoritete rregullatore qendrore, autoritetet rregullatore të specializuara, dhomat profesionale dhe urdhrat profesionalë) për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit, secili sipas fushës së përgjegjësisë.

Read more:LIVE- “4 mln euro për koncertin e Kanye West, ulëritëse”, protestuesja ngre shqetësimin: Po dhurohen bileta falas për nxënësit? Skandaloze nëse është e vërtetë

-Projektakti adreson disa problematika ekzistuese në sistemin kombëtar të rregullimit të profesioneve. Aktualisht, kuadri sektorial paraqitet i fragmentuar ndërmjet institucioneve dhe autoriteteve rregullatore, me mungesë të një baze të unifikuar kombëtare të profesioneve të rregulluara, mungesë standardizimi të procedurave të njohjes së kualifikimeve profesionale, si dhe mungesë të mekanizmave të konsoliduar për vlerësimin e proporcionalitetit të kufizimeve që aplikohen për aksesin dhe ushtrimin e profesioneve. Gjithashtu, nuk ekziston një mekanizëm horizontal dhe i koordinuar për raportimin periodik ndaj Komisionit Evropian dhe për përditësimin sistematik të informacionit mbi profesionet e rregulluara.

Në këtë drejtim, Plani Kombëtar i Veprimit përfshin masa konkrete për inventarizimin dhe konsolidimin e listës kombëtare të 323 profesioneve të rregulluara, të shpërndara në 11 autoritete rregullatore qendrore, si dhe për krijimin e bazës kombëtare elektronike të profesioneve të rregulluara.

Njëkohësisht, projektakti krijon bazën institucionale për koordinimin ndërinstitucional, duke përcaktuar Ministrinë e Arsimit në rolin e Koordinatorit Kombëtar për monitorimin, raportimin dhe përditësimin e bazës kombëtare të të dhënave të profesioneve të rregulluara. Gjithashtu, ai përcakton përgjegjësitë e institucioneve zbatuese, mekanizmat e monitorimit dhe rishikimit periodik të Planit Kombëtar të Veprimit.

Në vijim të sa më sipër, objektivat kryesore të projektakt janë:

-përafrimi i kuadrit ligjor dhe institucional kombëtar me acquis-in e BE-së në fushën e profesioneve të rregulluara dhe njohjes së kualifikimeve profesionale;

Read more:Bloomberg: Lutjet e Ramës ndaj “Sulltanit turk” nuk mjaftuan për të bindur aleatët që Shqipëria të presë Samitin e ardhshëm të NATO-s

-garantimi i parimeve të mosdiskriminimit, transparencës dhe proporcionalitetit në rregullimin e aksesit dhe ushtrimit të profesioneve të rregulluara;

-identifikimi sistematik dhe konsolidimi i listës kombëtare të 323 profesioneve të rregulluara, të shtrira në 11 autoritete rregullatore qendrore, si bazë e qëndrueshme për monitorimin dhe raportimin pranë Komisionit Evropian;

-vendosja e procedurave të standardizuara për njohjen e kualifikimeve të huaja, për ofrimin e përkohshëm dhe rastësor të shërbimeve, si dhe për kontrollin paraprak në rastet e justifikuara nga interesi publik;

-krijimi dhe konsolidimi i bazës kombëtare elektronike të profesioneve të rregulluara, si pikë e vetme informacioni për qytetarët, profesionistët dhe institucionet;

Read more:“S’ka reformim që ju shpëton!” – Propozimi i Spiropalit për PS-në, aktivistja Ira Kurti: Nëse je e zhgënjyer nga Rama, jep dorëheqjen! Kjo do ju jepte pak nder

-përcaktimi i përgjegjësive institucionale, afateve, treguesve të performancës dhe mekanizmave të monitorimit, raportimit e rishikimit periodik.

Projektakti synon të adresojë këto problematika përmes krijimit të një kuadri të standardizuar për identifikimin e profesioneve të rregulluara, përcaktimin e aktiviteteve të rezervuara, analizimin e bazës ligjore të rregullimit të tyre, si dhe kryerjen e testit të proporcionalitetit në përputhje me Direktivën (BE) 2018/958. Në këtë drejtim, Plani Kombëtar i Veprimit përfshin masa konkrete për inventarizimin dhe konsolidimin e listës kombëtare të 323 profesioneve të rregulluara, të shpërndara në 11 autoritete rregullatore qendrore, si dhe për krijimin e bazës kombëtare elektronike të profesioneve të rregulluara.

Njëkohësisht, projektakti krijon bazën institucionale për koordinimin ndërinstitucional, duke përcaktuar Ministrinë e Arsimit në rolin e Koordinatorit Kombëtar për monitorimin, raportimin dhe përditësimin e bazës kombëtare të të dhënave të profesioneve të rregulluara. Gjithashtu, ai përcakton përgjegjësitë e institucioneve zbatuese, mekanizmat e monitorimit dhe rishikimit periodik të Planit Kombëtar të Veprimit.

Projektakti sjell një sërë përparësish në planin ligjor, institucional dhe administrativ. Në radhë të parë, ai mundëson përafrimin e kuadrit kombëtar me acquis-in e Bashkimit Evropian në fushën e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe funksionimit të tregut të brendshëm. Gjithashtu, ai garanton respektimin e parimeve të transparencës, proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit në rregullimin e profesioneve të rregulluara, duke kontribuar në rritjen e sigurisë juridike dhe parashikueshmërisë për profesionistët vendas dhe të huaj.

Lexo edhe
Sociale

SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)

Sociale

Pukë/ Breshri shkatërron të mbjellat! Dëme kolosale në Prozhëm, fermerët: Prodhimi shkoi dëm

Tags: #Arsimi #Ekonomia shqiptare #Gratë #Kryesore #Ministria e arsimit #Profesionet #projektvendim #qeveria #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)
  • Pukë/ Breshri shkatërron të mbjellat! Dëme kolosale në Prozhëm, fermerët: Prodhimi shkoi dëm
  • E diela me mot të paqëndrueshëm, territori mbizotërohet nga reshjet (VIDEO)
  • Tiranë/ Hapësirat e pashfrytëzuara në shërbim të komunitetit! Nga shkurret në kënd lojërash, banorët kërkojnë investime
  • Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!
Nga të njëjtat tag-e
  • Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg
  • 106 ditë revoltë/ Media e njohur amerikane: Protesta me pjesëmarrje masive, kjo është lëvizja më e gjerë kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës
  • 🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)

Janë larguar rreth 30 vite më parë nga Shqipëria. Vite të gjata emigracioni në Itali e Greqi. Vite…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Sociale

Pukë/ Breshri shkatërron të mbjellat! Dëme kolosale në Prozhëm, fermerët: Prodhimi shkoi dëm

Pas përballjes me zjarret, disa fshatra të Pukës kanë pësuar dëme në të mbjella dhe infrastrukturë dhe si…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

E diela me mot të paqëndrueshëm, territori mbizotërohet nga reshjet (VIDEO)

Dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Reshje të dobëta deri mesatare do të mbizotërojnë…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by