Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)
Sociale

SPECIALE/ Pas 30 vitesh në emigrim, familja nga Dibra rikthehet në vendlindje për të sfiduar rrjedhën e Drinit të Zi (VIDEO)

• 13 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Janë larguar rreth 30 vite më parë nga Shqipëria. Vite të gjata emigracioni në Itali e Greqi. Vite të mbushura me punë, sakrificë, integrim në shoqëri të huaja, por mbi të gjitha… me një mall që nuk u shuha kurrë.

Sepse ka një gjë që as vitet, as kilometrat dhe as suksesi në dhe të huaj nuk e zbehin dot: dashurinë për tokën ku ke lindur.

Këtë herë, familja Jangulli ka zgjedhur të kthehet në Dibër. Jo thjesht për një vizitë të zakonshme te njerëzit e zemrës, por për të zbuluar një Shqipëri që ndoshta nuk e kishin parë kurrë në këtë formë.

“S’ka si vendlindja”, thotë Albina Jana e cila jeton prej 30 vitesh në Greqi.

Read more:Socialistët kundër shkrirjes, dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!

“Vijmë nga Italia. Jetojmë prej vitit 1991 në Itali. Sot do të provojmë këtë eksperiencë të re. Rafting në Drinin e Zi”, shprehet Valteri.

Eksplorimi i dëshirave të reja nis pikërisht këtu, në bregun e Drinit të Zi. Përpara se aventura të fillojë, siguria është e para. Grupi bëhet gati për rafting duke veshur pajisjet e përshtatshme nën kujdesin e guidës profesionale, Besjan Zhuta. Ai shpjegon me detaje çdo lëvizje dhe rregull që duhet ndjekur gjatë lundrimit. Për shumë nga pushuesit, kjo është hera e parë. Emocionet dhe ankthi i fillimit janë të dukshme.

“Familja ime do ta provojë, ndërsa unë kam frikë. Do t’i pres këtu në breg kur të mbarojnë udhëtimin”, thotë Albina Jana.

Read more:“Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”

Por magjia e këtij udhëtimi qëndron te thyerja e kufijve personalë. Madje, edhe Malvina ka vendosur që sot të mposhtë frikën e saj dhe t’i dorëzohet lumit.

“Edhe unë kam pak frikë por ndjehem e lumtur që kam vendosur ta provoj. Më pëlqen shumë adrenalina”, tregon Malvina.

Gomonia zbret në ujë dhe me të, edhe e gjithë adrenaline e mbledhur. Këshillat e fundit të guidës profesioniste tregojnë se si duhet të qëndrojnë në gomone dhe si të lëvizin lopatat në sinkron.

Read more:U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë

Përpara tyre shtrihet një itinerar prej 12 kilometrash në rrjedhën e Drinit të Zi – një udhëtim që nis nga Shupenza e përfundon tek Ura e Luznisë. Rreth dy orë e gjysmë aventurë e pastër.

Segmenti që po përshkon familja Jangulli, ofron një nga pamjet më të virgjëra të luginës. Këtu, rrjedha e lumit gjarpëron përmes fshatrave tradicionalë dibranë, ku natyra ka mbetur e paprekur nga dora e industrializimit, duke u ofruar vizitorëve një kombinim të shkëlqyer të aventurës dhe qetësisë absolute.

Drini i Zi di të jetë bujar me qetësinë e tij, por edhe sfidues. Gjatë udhëtimit, grupi përjeton momente të forta adrenaline, veçanërisht gjatë kthesave ku rryma e ujit bëhet më e egër dhe kërkon forcën e të gjithëve.

Read more:Aroma që ndryshon përshtypjen e parë për shtëpinë: Si ta bëni ambientin të mbajë erë të këndshme pa shpenzime

Drini i Zi nuk është thjesht një lumë; ai është arteria jetësore e Shqipërisë verilindore. Me një gjatësi totale prej rreth 149 kilometrash, ai buron nga Liqeni i Ohrit në Maqedoninë e Veriut dhe hyn në territorin shqiptar pranë Peshkopisë, duke u bashkuar më pas me Drinin e Bardhë në Kukës për të formuar lumin Drin.

Lugina e Drinit të Zi në zonën e Dibrës shquhet për mikroklimën e saj të pasur, ku ndërthuren kanionet e ngushta shkëmbore me tarracat pjellore bujqësore. Ky lumë krijon një ekosistem unik, shtëpi e shumë llojeve të peshqve si trofta e lumit, dhe një pikë strategjike për zhvillimin e ekoturizmit dhe sporteve ujore si rafting.

Por pas çdo sfide, lumi të fal paqe. Ndalesat e shkurtra shërbejnë për të shijuar një peizazh që të lë pafrymë dhe për t’u freskuar në ujin e ftohtë e të pastër të lumit. Kjo nuk është thjesht një xhiro sportive; është një udhëtim emocional drejt rrënjëve dhe bukurive të fshehura të Dibrës.

Read more:Alban Daci: Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin tonë

Tashmë që udhëtimi mbaroi të gjithë anëtarët e dy familjeve dibrane së bashku me dy anëtarët më të vegjël të grupit eksplorues u shprehen të kënaqur që realizuan dëshirën e kësaj ekperience të mbushur me emocione.

Sepse për ta Shqipëria nuk është vetëm vendi ku kthehesh sa për të takuar familjen e për t’u larguar sërish. Është vendi që të pret gjithmonë krahëhapur. Është kujtimi i fëmijërisë, gjuha që flasim, aroma e shtëpisë së vjetër dhe peizazhi që mbetet i skalitur në zemër.

Lexo edhe
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Tags: #Ankthi #Aroma #Aroma e shtëpisë #besjan zhuta #Diber #drini i zi #emigracioni #Emigrantët #rafting

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet një person në Maliq! I sekuestrohet ‘Audi’ dhe telefonat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 6 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin