Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Tiranë/ Hapësirat e pashfrytëzuara në shërbim të komunitetit! Nga shkurret në kënd lojërash, banorët kërkojnë investime
Sociale

Tiranë/ Hapësirat e pashfrytëzuara në shërbim të komunitetit! Nga shkurret në kënd lojërash, banorët kërkojnë investime

• 13 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deri pak ditë më parë, zona pas shkollës 9-vjeçare Vasil Shanto në njësinë administrative nr.5 në Tiranë ka qenë e mbuluar nga shkurret. Por banorët janë organizuar dhe i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare njësisë administrative për ta transformuar.

Gjithçka tashmë është pastruar dhe kjo hapësirë pritet të kthehet në një kënd lojërash dhe stola pushimi.

“Tani është për një pjesë që për ne ka më tepër rëndësi për fëmijët. Kështu që shpresojmë që të jetë një investim jo i domosdoshëm, por shumë frytdhënës edhe për hapësirën që do t’ju ofrohet banorëve të moshave të tjera, por kryesisht për fëmijët. Me kërkesën e banorëve është bashkarisht, them është realizuar një ide shumë e mirë. Në tërë këtë zonë nuk ka asnjë kënd lojërash. Për më tepër kaq të organizuar”, tha një qytetar.

Read more:Prrenjas – Përplasje e fortë në dëgjesën për Reformën Territoriale, banorët kundër bashkimit me Librazhdin

“Kam mendim të bëhen sa më shumë investime edhe rrofshit që po i bëni, mendoni dhe për moshat tona dhe për fëmijët. Jo, këtu s’ka te lagjia jonë. Edhe ishte e domosdoshme. Është patjetër. Ishalla të bëhet dhe të mbahet”, tha një tjetër qytetar.

Njësoj si në këtë rast, edhe banorë të zonave të tjera të kryeqytetit mund t’i drejtohen njësisë administrative dhe të kërkojnë transformimin e atyre zonave në hapësira të dobishme për komunitetin.

Sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, aktualisht po punohet në 3 njësi, pas kërkesave të vetë banorëve.

Read more:“Të parët në rajon në testin e PISA-s”/ Mariana Koçeku vë në pikëpyetje rezultatet: Janë të manipuluara! Shumë shkolla u lanë jashtë procesit

“Është njësia numër 5 këtu ku jemi. Po punohet njëkohësisht në njësinë numër 3 dhe në njësinë numër 7. Edhe atje në bazë të kërkesës që kanë bërë banorët e zonave janë administruar kërkesat tek njësitë administrative dhe ato na janë përcjellë ne”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR.

Megjithatë, jo çdo hapësirë mund të transformohet.

Read more:Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit, 12 prej tyre 0 lekë shpenzim deri në qershor

“Është shumë e rëndësishme që të jetë statusi i tokës të shtetit dhe në bazë të kësaj pastaj ne marrim të gjithë procedurat e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të transformuar hapësirën në të cilën kërkohet bëhet kërkesa”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka një tjetër shërbim për qytetarët. Mobilet e vjetëruara të shtëpisë nuk duhet të përfundojnë në koshat e zakonshëm të mbetjeve. Qytetarët që duan t’i largojnë nga banesa, mund të kontaktojnë në numrin e publikuar nga bashkia. Më pas, punonjësit e shërbimit shkojnë në banesë dhe i marrin, duke shmangur hedhjen e tyre në hapësirat publike.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Tags: #albi lushi #Banesa #Banorët #bashkia tirane #Fëmijët #Hapesira #hapesirat publike #Investime #Tirane #transformim #vasil shanto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!
  • Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ramën”/ Protestuesit vazhdojnë rrethimin e Kryeministrisë
  • “Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën
  • Tubimi i 105/ Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
  • Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 8 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, një aks i rëndësishëm që lidh gjashtë fshatra të Lumit…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar të lëvizjeve në të dyja anët…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Kjo e shtunë ka sjelllë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, teksa temperaturat janë ulur…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by