Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit, 12 prej tyre 0 lekë shpenzim deri në qershor
Politikë

Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit, 12 prej tyre 0 lekë shpenzim deri në qershor

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit.

Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.

Nga 23 bashki që kishin të parashikuara investime në programin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, vetëm 11 kishin regjistruar shpenzime deri në qershor, ndërsa 12 të tjera nuk kishin realizuar ende asnjë pagesë, sipas të dhënave zyrtare.

Read more:“Misioni ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!”/ Berisha: Kam besim se SHBA do të na ndihmojë në betejën kundër narkoshtetit

Diferenca më e madhe mes fondeve të parashikuara dhe realizimit vihet re në Bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti ka rreth 356.8 milionë lekë të programuara, ose pothuajse gjysmën e të gjithë fondit të 23 bashkive të marra së bashku.

Por deri në fund të qershorit, shpenzimet faktike të Tiranës ishin vetëm 164.9 mijë lekë, duke e çuar realizimin në rreth 0.05% të buxhetit total.

Edhe Bashkia e Durrësit, e dyta ndër bashkitë e mëdha për fondet e programuara në këtë sektor, kishte rreth 104 milionë lekë buxhet, por deri në qershor nuk rezultonte të kishte realizuar asnjë shpenzim.

Read more:“Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit

Vetëm Tirana dhe Durrësi përqendrojnë mbi 63% të të gjitha fondeve të programuara nga 23 bashkitë, ndërsa së bashku deri në qershor kishin shpenzuar vetëm rreth 165 mijë lekë. Kjo ndikon ndjeshëm në nivelin e ulët të realizimit në shkallë vendi.

Në kahun tjetër, Himara kryeson për vlerën e shpenzimeve faktike. Bashkia kishte realizuar 46.8 milionë lekë, nga 143.8 milionë lekë të programuara, ose rreth 32.5% të fondit. Pothuajse e gjithë shuma e realizuar nga Himara lidhet me blerjen e një automjeti zjarrfikës, me vlerë 46.8 milionë lekë, projekt që rezulton i paguar në masën 100%.

Pas Himarës renditet Pusteci, me rreth 10.8 milionë lekë shpenzime nga 18.9 milionë lekë të parashikuara. Pjesa kryesore lidhet me blerjen e një mjeti për shërbimin e MZSH-së.

Read more:Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive

Kukësi kishte një nga nivelet më të larta të realizimit. Nga 8.46 milionë lekë të programuara, ishin shpenzuar rreth 8.44 milionë lekë, ose 99.7%. Rreth 7 milionë lekë janë përdorur për blerjen e një automjeti zjarrfikës.

Edhe Librazhdi kishte realizuar praktikisht të gjithë fondin prej rreth 4.55 milionë lekësh, ndonëse pjesa më e madhe e tij lidhet me ndërhyrje të mbrojtjes civile dhe jo drejtpërdrejt me pajisje zjarrfikëse.

Në total, vetëm Himara, Pusteci dhe Kukësi përbëjnë rreth 87% të të gjitha shpenzimeve faktike të evidentuara deri në qershor për 23 bashkitë.

Read more:Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë dhe propagandën e qeverisë. Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet

Ndërkohë, përveç Durrësit, nuk rezultonin ende shpenzime në bashki si Kavaja, Kruja, Vlora, Bulqiza, Malësia e Madhe, Gramshi, Puka, Përrenjasi, Këlcyra dhe Dropulli, megjithëse në buxhet kishin fonde të parashikuara për këtë program.

Të dhënat i referohen situatës deri në fund të qershorit 2026, ndaj ato tregojnë ecurinë e realizimit në gjysmën e parë të vitit dhe jo rezultatin përfundimtar të shpenzimeve vjetore./ Monitor

Lexo edhe
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Tags: #Bashkia e Durrësit #Fonde #Investime #Kryeqyteti #Kryesore #Ministria e Financave #Projekt #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin