Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë dhe propagandën e qeverisë. Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet
Politikë

Gjekmarkaj: Zjarret po djegin Shqipërinë dhe propagandën e qeverisë. Një shtet që nuk kontrollon territorin e vet

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër për situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar qeverinë se ka humbur kontrollin mbi territorin dhe se mungon një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave. Përmes një reagimi, Gjekmarkaj kritikon mungesën e mjeteve dhe kapaciteteve të strukturave emergjente, ndërsa e lidh situatën me atë që e cilëson si korrupsion, klientelizëm dhe paaftësi institucionale.

Sipas tij, ndërsa zjarret përpijnë pyje, toka, banesa e prona, qeveria i përgjigjet situatës kryesisht me deklarata dhe propagandë. Gjekmarkaj argumenton se zjarret nuk parandalohen vetëm në momentin kur shpërthejnë, por kërkojnë investime dhe përgatitje gjatë gjithë vitit.

Reagimi

Zjarret djegin Shqiperine dhe propaganden! Si dhe nje “sukses” i Qeverise!

Read more:76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që çdo verë përpijnë pyje, toka, banesa dhe prona.
Në vend të një sistemi funksional parandalimi dhe reagimi, shteti kufizohet kryesisht në numërimin e vatrave dhe dëmeve të shkaktuara. Pas tyre vjen fjala “kismet”!

Mungojnë mjetet, kapacitetet dhe mbi të gjitha një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Në këtë realitet, prioritetet e qeverisë duken të shtrembëruara, ku burime të konsiderueshme financiare shpërndahen për qëllime të diskutueshme, ndërsa strukturat emergjente mbeten të dobëta dhe të papërgatitura.

Kriza e zjarreve nuk është një fenomen sezonal, por një problem i thellë dhe i përsëritur, i lidhur ngushtë me korrupsionin, mungesën e vizionit dhe paaftësinë institucionale. Reforma territoriale, në vend që të përmirësonte administrimin, ka prodhuar më shumë dështim, diletantizëm dhe klientelizëm politik, duke përshpejtuar braktisjen e zonave rurale dhe duke lënë gjithnjë e më shumë territor jashtë kontrollit real të shtetit.

Read more:Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë

Në vend të një reagimi serioz, shpesh shfaqet një qasje propagandistike. Nga distanca e zyrave apo pushimeve, politikanë bëjnë deklarata dhe statuse simbolike, duke u përpjekur të krijojnë imazhin e angazhimit, ndërsa realiteti në terren mbetet dramatik.

Zjarret nuk ndalen në momentin kur shfaqen. Ato parandalohen gjatë gjithë vitit përmes investimeve të qëndrueshme: mirëmbajtjes së pyjeve, pastrimit të zonave të rrezikuara, krijimit të rrugëve të aksesit, sigurimit të burimeve ujore, pajisjeve moderne dhe forcimit të strukturave zjarrfikëse.

Read more:“Qeveria rikthen fadromat duke shembur pronat e qytetarëve në Vlorë”/ Zhupa: Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, por po godasin ekonominë dhe turizmin

Një shtet serioz nuk kufizohet në evidentimin e dëmeve, por investon për t’i parandaluar ato. Sot, megjithatë, po ndodh e kundërta: zjarret po shkatërrojnë jo vetëm pyjet dhe pronat, por edhe narrativën propagandistike që përpiqet të fshehë dështimin.

Në fund, ajo që del në pah është një realitet i thjeshtë dhe i dhimbshëm: një shtet që nuk e kontrollon plotësisht territorin e vet dhe që kujtohet për qytetarët e tij vetëm pasi katastrofa ka ndodhur. Nje qeveri e percelluar ne moral djeg Shqiperine!

Lexo edhe
Politikë

“Vendi i rrezikuar nga zjarret, Rama dhe ministrat rreziten dhe luajnë kumar”, Berisha: Asnjë qindarkë shtesë për zjarrfikësit, pamjet e ushqimit të tyre, mjerim!

Politikë

Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!

Tags: #Banesa #Investime #korrupsion #Moderne #Prona #pronat #Pyjet #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Vendi i rrezikuar nga zjarret, Rama dhe ministrat rreziten dhe luajnë kumar”, Berisha: Asnjë qindarkë shtesë për zjarrfikësit, pamjet e ushqimit të tyre, mjerim!
  • Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!
  • “Ujin e kripur e çoi në malet e Labërisë”/ Rama ironizon kryebashkiakun e Selenicës që i doli kundër shkrirjes së bashkisë. Ja reagimi i Bellajt (VIDEO)
  • “Të respektohet prezumimi i pafajësisë!”/ Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
  • “Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon
Nga të njëjtat tag-e
  • “Vendi i rrezikuar nga zjarret, Rama dhe ministrat rreziten dhe luajnë kumar”, Berisha: Asnjë qindarkë shtesë për zjarrfikësit, pamjet e ushqimit të tyre, mjerim!
  • LIVE- Diaspora mbush Bulevardin! Mbyllen fjalimet, nis marshimi masiv i qytetarëve. Oshëtijnë thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen!
  • Nis protesta e 76-të/ “Atdheu i yni, jo i tradhtarëve!”- “Shqipet” i bashkohen marshimit, bulevardi jehon nga thirrjet: Ju erdhi fundi! Diaspora është këtu!
  • “U largova se mungonin kushtet”/ Udhëtoi nga Gjermania dhe iu bashkua protestës, emigranti shqiptar shpërthen në lot: Këtu ka korrupsion, duam një sistem si Europa
  • Revolta masive kundër Ramës! Emigranti nga Italia: PD-PS janë të korruptuara, mafioze dhe komuniste!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 15 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Vendi i rrezikuar nga zjarret, Rama dhe ministrat rreziten dhe luajnë kumar”, Berisha: Asnjë qindarkë shtesë për zjarrfikësit, pamjet e ushqimit të tyre, mjerim!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion, arbitraritet dhe indiferencë…

• 10 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe…

• 41 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ujin e kripur e çoi në malet e Labërisë”/ Rama ironizon kryebashkiakun e Selenicës që i doli kundër shkrirjes së bashkisë. Ja reagimi i Bellajt (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thumboi kryebashkiakun e Selenicës Nertil Bellaj, i cili ka kundërshtuar hapur propozimin e mazhorancës socialiste…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by