Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Prrenjas – Përplasje e fortë në dëgjesën për Reformën Territoriale, banorët kundër bashkimit me Librazhdin
Politikë

Prrenjas – Përplasje e fortë në dëgjesën për Reformën Territoriale, banorët kundër bashkimit me Librazhdin

• 11 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dëgjesa publike e radhës për Reformën Administrativo-Territoriale në bashkinë Prrenjas është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve politikë.

Takimi, i zhvilluar në kuadër të konsultimeve për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore, u shndërrua në një ballafaqim të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici.

Banorët e Prrenjasit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për bashkimin me bashkinë Librazhd, duke argumentuar se një riorganizim i tillë rrezikon të sjellë largimin e shërbimeve publike nga qytetarët, rritjen e kostove dhe dobësimin e vëmendjes ndaj zonave periferike.

Read more:Aksident në Prrenjas, motori del nga rruga, plagosen 2 të rinj

Gjatë diskutimeve, qytetarët kërkuan përgjigje dhe llogaridhënie nga deputeti Komici lidhur me qëndrimin e tij ndaj Reformës Territoriale. Disa prej tyre e akuzuan atë se nuk ka përfaqësuar sa duhet interesat e banorëve të zonës në Parlament.

Në debat u ngritën gjithashtu shqetësime për mënyrën se si reforma e vitit 2014 ka ndikuar në decentralizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike. Banorët argumentuan se bashkimi i Prrenjasit me Librazhdin mund të krijojë një tjetër përqendrim administrativ, duke e bërë më të vështirë aksesin e qytetarëve në shërbime.

Read more:Dëgjesa për Reformën Territoriale kthehet në përplasje në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS

Nga ana e tij, deputeti Olsi Komici mbrojti nevojën për riorganizimin administrativ, duke iu referuar argumenteve që lidhen me rritjen e efikasitetit në menaxhimin e fondeve, konsolidimin e buxheteve dhe përmirësimin e administrimit vendor.

Debati u tensionua më tej kur Komici i pyeti qytetarët nëse e kishin votuar atë, ndërsa deklaroi se në Librazhd dhe Prrenjas votat e tij ishin vjedhur.

Read more:Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte

Dëgjesa u zhvillua në një klimë të tensionuar, ndërsa banorët përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit me Librazhdin dhe kërkuan që zëri i komunitetit të merret në konsideratë përpara marrjes së çdo vendimi përfundimtar.

Reforma Administrativo-Territoriale vijon të jetë një nga çështjet më të diskutuara në zonën e Elbasanit, ndërsa konsultimet publike pritet të shërbejnë si bazë për hartimin e propozimeve për riorganizimin e ardhshëm të njësive vendore.

Lexo edhe
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Tags: #Banorët #debate #jetë #librazhd #Prrenjas #Takimi #Vendimi #Zëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 36 minuta më parë
  4. 04
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 52 minuta më parë
  7. 07
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 51 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin