Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte
Politikë

Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dëgjesa publike e zhvilluar në Rrajcë në kuadër të konsultimeve për Reformën e Re Territoriale është shoqëruar me debate dhe tensione, ndërsa një pjesë e banorëve kanë braktisur takimin në shenjë proteste.

Takimi ishte parashikuar si një proces konsultimi me komunitetin për ndryshimet e mundshme në organizimin territorial dhe të ardhmen administrative të Bashkisë Prrenjas. Por diskutimet u përshkallëzuan pasi banorët kërkuan nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, një qëndrim të qartë lidhur me variantet e propozuara të reformës.

Banorët e Rrajcës shprehën shqetësimin se çdo ndryshim që do të çonte në shkrirjen apo riorganizimin e njësive vendore mund të ndikonte në ofrimin e shërbimeve publike, përfaqësimin e komunitetit dhe aksesin e qytetarëve në administratë.

Read more:Debate gjatë dëgjesës për “Territorialen” në Elbasan, Alizoti “shpërthen” ndaj socialistëve: Një turp! Si në vitet ’50-’60, kur bërtisnin ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’

Gjatë diskutimeve, ata kërkuan që deputetët e maxhorancës të deklaronin hapur nëse janë pro apo kundër planit të ri territorial, duke argumentuar se një riorganizim i tillë mund të thellonte problemet e zonave periferike dhe të rriste distancën e qytetarëve nga shërbimet administrative.

Përballë këtyre kërkesave, deputetët Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici nuk dhanë një qëndrim përfundimtar pro ose kundër variantit të Reformës Territoriale, duke argumentuar në thelb se procesi është ende në fazën e konsultimit.

Kjo përgjigje nuk i ka bindur banorët e pranishëm. Një pjesë e tyre e konsideruan mungesën e një pozicionimi të qartë si mungesë transparence dhe kërkuan që shqetësimet e komunitetit të merren seriozisht në procesin e vendimmarrjes.

Read more:“Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit

“Bora mos fut sepse hyrë me votat e Elës, edhe radhën e parë ai i Elbasanit ka hyrë me votat e Albanës, nuk ke të drejtë të flasësh sepse nuk ke marrë vpotë direkte. Kini mendjen se herë tjetër nuk do ta keni mbështëtjen e këtij populli”, u shpreh një prej atyre.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të pranishëm në dëgjesë u shprehën kundër varianteve që, sipas tyre, do të çonin në shkrirjen ose dobësimin e Bashkisë së Prrenjasit.

Read more:Iu shmang protestuesve dhe zhvendosi vendin e takimit, përfundon mbledhja e Ramës me socialistët

Debatet vijuan për disa minuta, ndërsa situata u tensionua dhe një pjesë e banorëve vendosën të largohen nga salla, duke e konsideruar takimin të pamjaftueshëm për të adresuar shqetësimet e tyre.

Dëgjesat publike për Reformën Territoriale pritet të vijojnë edhe në zona të tjera, ndërsa qëndrimi i komuniteteve lokale mbetet një prej elementeve të procesit të konsultimit për riorganizimin e mundshëm të njësive të qeverisjes vendore.

Lexo edhe
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Tags: #Banorët #Bora #debate #pro #proteste #Prrenjas #Takimi #Tensione

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 25 minuta më parë
  4. 04
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 41 minuta më parë
  7. 07
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 40 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin