Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e Lushnjes.
Reforma e re territoriale i ka shqetësuar banorët të cilët jetojnë realitetin ekonomiko administrativ të qytetit të tyre.
Potenciali ekonomik i Divjakës është tejet i madh dhe banorët kërkojnë që bashkia të mbesë në Divjakë dhe të mos delegohen për Lushnjen.
Ndërkohë pasdite në orën 18.30 është njoftuar një protestë e madhe në Divjakë për të shprehur kundërshtinë ndaj projektit për reformën territoriale ku bashkia e Divjakës bashkëngjitet me bashkinë e Lushnjes.




