Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, si për çdo javë, u ndal te protesta qytetare, që ka shpërthyer edhe në qytete të tjera.
Berisha teksa vlerësoi protestat, tha se ajo nuk u shua as nga kërcënimet e Ramës dhe as nga temperaturat e larta.
“As temperaturat e larta, as kërcënimet, nuk mposhtën dot qëndresën në kushte të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë ndaj Ramës. Çdo orë, ditë që kalon, faktin se Rama nuk ka të ardhme. Por më shumë se kushdo tjetër këtë e fakton vetë Rama, i cili i mbyllur në bunkerin e tij ka zgjedhur që të mbajë fjalime, llafollogjira, që në shumë aspekte, ju ngjajnë atyre që mbante diktatori dikur. Nuk e them se socialistët janë kriminelë, jo! Por udhëheqja e PS, ish-parti pune, ndërsa anëtarët e saj po djegin teserat e partisë së krimit. Në një kohë kur Rama vazhdon llafollogjinë e tij të pafundme, nuk thotë asnjë fjalë për naftën. Ajo ka arritur 230 lekë.”, tha ai.




