Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve
Politikë

“Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve

• 3 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PS Vullnet Sinaj nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka shprehur qëndrimin e tij kundër propozimit të PS për reformën territoriale. Ai ka kundërshtuar bashkimin e Selenicës me Vlorën.

Read more:“Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa

Në reagimin e tij nënvizon se është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i ekspertëve dhe mbi të gjitha siç thotë ai duhet të prevalojë interesi i qytetarëve.

Read more:Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë

“Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë”, shprehet Sinaj.

Read more:VKM/ Regjistër elektronik kombëtar për kanabisin mjekësor dhe industrial, monitorim dhe gjurmueshmëri nga fara te përpunimi

Reagimi i plotë:

SELENICA, BASHKI MË VETE!
Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.
Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve.
Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.
Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.
Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:
1.Funksionaliteti si bashki
Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.
2.Performanca ekonomike
Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.
Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.
Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.
3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)
I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane.
Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.
Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh.
Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.
Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit.
A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës?
Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!
Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare.
Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.
Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare.
Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete.
Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete!

Read more:“Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!

Lexo edhe
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #Facebook #Investime #jetë #Naftë #OSBE #Performanca

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë
  • Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën
  • 61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
  • Qytetarët nuk e ndalin aksionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mbahet sot protesta e 112-të
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesi: 50 % e popullatës në kufirin e varfërisë, kjo është republika e establishmentit të korruptuar
  • “AKSHI lë Bibliotekën Kombëtare pa serverët që i dhuroi BE dhe pa kontratë për sistemin e dixhitalizimit”, Ina Zhupa: Prioritet për AKSHI-n është “libri” i tenderave me autor Ergys Agasin
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si…

• 12 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale

Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by