Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove pagesë, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 të pandehur (EMRAT)
Kronikë

Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove pagesë, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 të pandehur (EMRAT)

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

GJKKO ka dënuar me 155 vite burg në total 28 të pandehur që u shpallën fajtorë për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi, sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra eurosh.

Vendimi është dhënë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj.

Sipas SPAK, këta persona gjatë viteve 2022–2024 kanë organizuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë. Grupi siguronte dokumente të falsifikuara dhe, me ndihmën e ndërmjetësve, i dërgonte shtetasit shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare. Për transportimin e personave dhe dokumenteve ata përdornin agjencitë “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrën në këtë aktivitet të paligjshëm.

Pagesatshkonin nga 3 mijë deri në 10 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinin në destinacionet finale.

Shqiptarët largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës “Schengen” në BE, ndërsa dokumentet false për të shkuar drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, u dërgoheshin me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë. Në Spanjë, rrjeti kriminal u dërgonte përmes agjencisë së udhëtimeve ‘Domi’, dokumentet e falsifikuara, me të cilët niseshin për Angli, Irlandë, kryesisht për arsye ekonomike apo bashkim familjar.

Dokumentet false prodhoheshin në Tiranë, në një ambient të posaçëm të pajisur me kompjuterë, printera dhe materiale të tjera. Brenda ambientit u gjetën 37 vula të institucioneve private dhe shtetërore që shërbenin për falsifikime të ndryshme, përfshirë aplikime vizash, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Ndër personat e goditur si pjesë e këtij grupi ishte edhe Ylli Ibrahimaj, i cili u la në arrest shtëpie, por e vijonte prodhimin e dokumenteve të falsifikuara nga banesa bashkë me të birin, ku kishte ngritur një laborator të mirëfilltë për këtë qëllim.

Të dënuarit
Njazi Ademaj
Ylli Riza Brahimaj
Rrezart Nasuf Domi
Osman Xhetan Luca
Artur Bajram Mici
Arsen Çlirim Caka
Jugert Fatmir Gashi
Emiljan Kin Marashi
Amarildo Xhetan Luca
Robert Lili Gjika
Roland Halil Islamaj
Xhelal Vehbi Krasniqi
Fitim Ramadan Rama
Gridi Arben Elezi
Maksim Nasuf Domi
Dritan Adem Cena
Redi Ferdinand Salaj
Behar Neshat Nuhiallari
Behar Nuredin Rexha
Deila Aljosha Qama
Arnold Xhevdet Shahu
Ylli Dule Caushaj
Ardit Bardhyl Shtylla
Murat Hysen Gjuniku
Bardhyl Halim Imeri
Bajram Myslim Xhaja
Besnik Nikoll Lumaj
Altin Hasan Neli
Fatmir Sulejman Stankova
Arben Sulo Rushiti
Leonardo Sabri Lama

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Kryemadhi me batuta e humor pas paraqitjes në SPAK: Unë me barrë nuk ngel

Kronikë

S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Tags: #Altin Neli #Amarildo Luca #Arben Rushiti #ardit shtylla #Arnold Shahu #arsen caka #Artur Mici #Bajram Xhaja #Bardhyl Imeri #Behar Nuhiallari #Behar Rexha #Besnik Lumaj #Deila Qama #dritan cena #Fatmir Stankova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryemadhi me batuta e humor pas paraqitjes në SPAK: Unë me barrë nuk ngel
  • S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
  • Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës
  • Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 7 makina përplasen me njëra tjetrën, rëndohet trafiku
  • Zjarr në Finiq, flakët përparojnë drejt Mesopotamit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 17 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 8 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kryemadhi me batuta e humor pas paraqitjes në SPAK: Unë me barrë nuk ngel

Ndërsa u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi s’u shpëtoi disa pyetjeve…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për ngacmimet seksuale që i…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës

Një 44-vjeçar me inicialet I.D ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi dyshohet se brenda pak…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by