Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 66 ditë revoltë kundër Ramës/ Dua Lipa dhe Lea Ypi tjetër mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni! Protestat gjenerojnë ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)
Politikë

66 ditë revoltë kundër Ramës/ Dua Lipa dhe Lea Ypi tjetër mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni! Protestat gjenerojnë ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Biseda e veçantë mes yllit të muzikës pop, Dua Lipa dhe autores së njohur, Lea Ypi ka sjellë në vëmendje një diskutim të thellë mbi demokracinë, elitat politike dhe rëndësinë e protestës në shoqërinë e sotme. Në episodin e radhës të podcast-it Service95 Book Club, dyshja ka ndalur vëmendjen te lëvizjet qytetare në Shqipëri dhe mesazhi që ato përcjellin për përballjen me apatinë politike.

Dua Lipa ka komentuar një nga sloganet e forta të protestës: “Shqipëria nuk shitet”, dhe i është përgjigjur një prej komentuesve të programit i cili ngre pyetjen: “Si mund të shmangim lodhjen nga protestat?”, duke nxitur kështu një diskutim të thellë mbi lëvizjet qytetare në Shqipëri.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Gjatë podcastit, Lea Ypi shprehet se “është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje”.

Biseda në podcast

Dua Lipa: Do të doja t’ua kaloja fjalën në këtë moment lexuesve të Service95, sepse kam disa pyetje nga ata për të ndarë. Kjo pyetje lidhet me protestat “Shqipëria nuk shitet”, dhe thotë: “Si mund të shmangim lodhjen nga protestat?” – Cassidy

Read more:“Patronazhistët digjital ndajnë edhe videot e perëndimit të diellit në det, të postuara nga Balluku”/ BIRN: Lufta për algoritmin! Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lea Ypi: Mendoj se është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje, jo ta reduktojmë te elitat ekzistuese, dhe të mos mendojmë se e kemi kryer detyrën thjesht në atë ditë kur kemi shkuar dhe kemi zgjedhur një përfaqësues në vend të një tjetri. Dhe të kuptojmë se në këto raste, protestat mund të jenë gjithashtu krijuese. Ato mund të gjenerojnë ide, mund të gjenerojnë projekte, dhe…

Dua Lipa: Po.

Lea Ypi: Për mua, është shumë përcaktuese t’i përmbahemi kësaj dhe të mos i dorëzohemi apatisë e cinizmit. Dhe këtu, në fillim, njerëzit po këndonin, po kërcenin dhe po u shpërndanin lule policisë, kështu që ishte thjesht një mënyrë vërtet ndryshe për të bërë një protestë…

Read more:Revolta qytetare kundër tij/ Rama pranon se ka menduar dorëheqjen: Do të isha tërhequr në katundin tim, por…

Dua Lipa: Po, për të protestuar.

Lea Ypi: …të cilën e ndjeva se ishte vërtet frymëzuese dhe mund të shërbente si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Tags: #Biseda #dua lipa #Lule #proteste #shqiperi #Shqiperia #Video #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
  • “Shteti ka rënë, Rama duhet të ishte dorëhequr tashmë”, aktivisti Ilir Xhemalaj pas zhvillimeve të fundit: Ky vend po drejtohet nga mafia dhe krimi, duhet ndryshim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta e 115 me radhë qytetare kundër qeverisë. Protestuesit e mbyllën edhe këtë tubim me shprehjen…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës. Tashmë ndodhen tek rruga Myslim Shyri në kryeqytet. Bënë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH-it. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by