Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Censura e GJKKO-së ndaj mediave, avokati Plarent Ndreca kërkon pezullimin e rregullave të reja: Cenojnë të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit
Kronikë

Censura e GJKKO-së ndaj mediave, avokati Plarent Ndreca kërkon pezullimin e rregullave të reja: Cenojnë të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit

• 5 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi GJKKO i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat me vendimin e fundit të kryetarit Erion Bani, duke shënuar një akt të paprecedentë në marrëdhëniet e gjyqësorit me mediat, avokati Plarent Ndreca i ka drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë një Memorandum, ku kërkon kundërshtimin e vendimit.

Në memorandum kërkohet ekzaktësissht pezullimi i Udhëzimit nr. 716, datë 06.12.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Rregullores së Sigurisë së GJKKO-së.

Sipas memorandumit, këto akte administrative tejkalojnë kompetencat e organeve që i kanë miratuar dhe cenojnë parime kushtetuese, si publiciteti i gjykimit, pavarësia e avokatit dhe funksioni gjyqësor.

Ndreca argumenton se kufizimet ndaj të drejtave dhe lirive themelore mund të vendosen vetëm me ligj dhe jo përmes akteve administrative.

Në dokument i kërkohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë të ndërmarrë veprime institucionale dhe gjyqësore për konstatimin e pavlefshmërisë së këtyre akteve, si edhe të garantojë mbështetje për avokatët e prekur nga zbatimi i tyre.

Memorandumi përfundon me thirrjen për një rishikim të plotë të standardeve që rregullojnë publicitetin e gjykimit dhe ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet evropiane.

Read more:Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)

Dokumenti i plotë:

MEMORANDUM NR. 2

Mbi Udhëzimin nr. 716, datë 06.12.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Rregulloren e Sigurisë së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)

DREJTUAR:

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

KRYETAR I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË

NGA:

Av. Plarent NDRECA

I nderuar Kryetar Haxhia,

Të nderuar kolegë, anëtarë të organeve drejtuese të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë,

Në Memorandumin nr. 1 kam tërhequr vëmendjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë se, përmes praktikës së vendosjes së gjobave administrative ndaj avokatëve nga Gjykata e Posaçme, po konsolidohej një standard i ri që cenonte pavarësinë e profesionit të avokatit, barazinë e armëve dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor.

Fatkeqësisht, ajo që në fillim paraqitej si një praktikë gjyqësore problematike, sot është institucionalizuar përmes akteve administrative me karakter normativ. Fillimisht kjo u bë me Udhëzimin nr. 716, datë 06.12.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa tashmë edhe me Rregulloren e re të Sigurisë së Gjykatës së Posaçme, e cila jo vetëm e ka përqafuar këtë model administrativ, por e ka zgjeruar dhe institucionalizuar edhe më tej.

Sipas vlerësimit tim, këto dy akte nuk mund dhe nuk duhet të analizohen veçmas. Rregullorja e GJKKO-së nuk përbën një akt të izoluar, por është vazhdim dhe zbatim i drejtpërdrejtë i modelit normativ të krijuar nga Udhëzimi nr. 716/2023 i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Të dy aktet ndërtojnë një regjim administrativ i cili, nën emërtimin e administrimit të sigurisë dhe të marrëdhënieve me publikun, synon të rregullojë publicitetin e gjykimit, marrëdhëniet me median, ushtrimin e profesionit të avokatit, zhvillimin e seancës gjyqësore dhe vetë ushtrimin e funksionit gjyqësor.

Read more:DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

Pikërisht mbi këtë bazë, analiza ime juridike arrin në përfundimin se si Udhëzimi nr. 716, datë 06.12.2023, i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ashtu edhe Rregullorja e Sigurisë së GJKKO-së paraqesin shkelje serioze kushtetuese dhe ligjore, të cilat justifikojnë kundërshtimin e tyre në rrugë institucionale dhe gjyqësore.

Thelbi i problemit qëndron në faktin se kufizime, të cilat ligjvënësi nuk i ka parashikuar me ligj, po krijohen gradualisht përmes akteve administrative të organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe të administratës së gjykatave.

Konkretisht:

Së pari, këto akte janë nxjerrë në mungesë të kompetencës për të rregulluar fusha që Kushtetuta dhe ligji ia rezervojnë ligjit dhe funksionit gjyqësor. KLGJ-ja është organ i qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe jo organ që ushtron funksionin kushtetues të dhënies së drejtësisë. Për këtë arsye, ajo mund të miratojë standarde organizative ose teknike për administrimin e gjykatave si institucione, por nuk mund të krijojë kufizime të reja lidhur me publicitetin e gjykimit, marrëdhëniet e trupit gjykues me median, filmimin apo transmetimin e seancave gjyqësore.

Në të njëjtën mënyrë, Këshilli i Gjykatës, sipas nenit 38 të ligjit nr. 98/2016, mund të miratojë vetëm rregulla për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së gjykatës, por jo të krijojë një regjim procedural që rregullon ushtrimin e profesionit të avokatit, të drejtat e medias, zhvillimin e seancës gjyqësore apo kompetencat e trupit gjykues.

Së dyti, të dy aktet cenojnë rezervën kushtetuese të ligjit. Nenet 17, 22 dhe 23 të Kushtetutës kërkojnë që çdo kufizim i të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, të drejtën e informimit dhe publicitetin e gjykimit, të vendoset vetëm me ligj, të ndjekë një qëllim legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit. As KLGJ-ja dhe as Këshilli i Gjykatës nuk mund të krijojnë, përmes akteve administrative, kufizime që ligjvënësi nuk i ka autorizuar shprehimisht.

Së treti, këto akte përmbysin parimin kushtetues të publicitetit të gjykimit. Neni 5 i ligjit nr. 98/2016 dhe nenet 339 e 340 të Kodit të Procedurës Penale e trajtojnë publicitetin si rregull, ndërsa kufizimin e tij si përjashtim, vetëm në rastet e parashikuara shprehimisht nga ligji. Udhëzimi i KLGJ-së dhe Rregullorja e GJKKO-së e përmbysin këtë raport, duke e shndërruar publicitetin nga një garanci kushtetuese në një regjim autorizimi, kontrolli dhe vendimmarrjeje administrative.

Read more:U gjobit 50 mijë lekë për shkak të mungesës, reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur

Së katërti, ato ndërhyjnë drejtpërdrejt në ushtrimin e funksionit gjyqësor. Në momentin që një akt administrativ fillon të përcaktojë mënyrën e zhvillimit të seancës, praninë e medias dhe të publikut, zhvillimin e gjykimeve hibride, përdorimin e mjeteve të punës së avokatit apo administrimin procedural të gjykimit, ai nuk administron më gjykatën si institucion, por ndërhyn në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit si dhënës i drejtësisë. Një ndërhyrje e tillë bie ndesh me nenet 42 dhe 145 të Kushtetutës dhe cenon ndarjen ndërmjet funksionit administrativ dhe atij gjyqësor, duke prekur drejtpërdrejt pavarësinë individuale të gjyqtarit.

Së fundi, të dy aktet cenojnë regjimin kushtetues të akteve normative. Nëse konsiderohen akte të brendshme administrative, ato nuk mund të prodhojnë efekte juridike ndaj të tretëve. Nëse synojnë të krijojnë detyrime për median, avokatët, publikun ose palët në proces, atëherë duhet të mbështeten në një autorizim të shprehur ligjor, të respektojnë kufijtë e delegimit dhe t’i nënshtrohen regjimit kushtetues të hyrjes në fuqi dhe publikimit të akteve normative. Ato nuk mund të zbatohen si burime autonome kufizimesh ndaj të drejtave kushtetuese.

Pikërisht këto shkelje të ndërthurura — mungesa e kompetencës materiale, cenimi i rezervës kushtetuese, ndërhyrja në të drejtat dhe liritë themelore, cenimi i pavarësisë së gjyqtarit dhe shmangia e regjimit kushtetues të akteve normative — e nxjerrin këtë çështje përtej debatit të zakonshëm mbi ligjshmërinë administrative dhe e vendosin në planin e pavlefshmërisë absolute të këtyre akteve.

Kjo problematikë nuk ka lindur me miratimin e Rregullores së GJKKO-së. Ajo është paralajmëruar prej kohësh në kërkesat që i kam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku kam argumentuar se neni 14 i Vendimit nr. 716, datë 06.12.2023, krijonte një bazë normative të papajtueshme me Kushtetutën për kufizimin administrativ të publicitetit të gjykimit.

Modeli kufizues i krijuar nga KLGJ-ja është marrë si bazë, është zgjeruar përtej kufijve të tij fillestarë dhe është institucionalizuar në mënyrë edhe më të thellë nga administrata e Gjykatës së Posaçme. Nëse ky model pranohet, ai nesër mund të replikohet në çdo gjykatë të Republikës së Shqipërisë, duke e shndërruar një praktikë të paligjshme në një standard administrativ të funksionimit të sistemit gjyqësor.

Read more:U lirua nga qelia, Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit

Pikërisht për këtë arsye, dhe në përputhje me misionin që ligji i ngarkon për mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë së profesionit të avokatit, vlerësoj se Dhoma Kombëtare e Avokatisë duhet të ndërmarrë këto veprime institucionale:

• të mbajë një qëndrim publik institucional mbi antikushtetutshmërinë e Udhëzimit nr. 716, datë 06.12.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Rregullores së Sigurisë së Gjykatës së Posaçme;

• t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Posaçme ndryshimin e menjëhershëm të dispozitave që cenojnë pavarësinë e avokatit, të gjyqtarit dhe të medias, si edhe publicitetin e gjykimit;

• të ushtrojë të drejtën e saj për ngritjen e padisë administrative me objekt konstatimin e pavlefshmërisë absolute të këtyre akteve, si dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tyre;

• të garantojë mbështetje institucionale për çdo avokat ndaj të cilit merren masa në zbatim të këtyre akteve, duke ndërhyrë në çdo procedurë administrative ose gjyqësore ku cenohen pavarësia dhe liria e ushtrimit të profesionit të avokatit;

Read more:“Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15 bashkive cenon Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komuniteteve. Fshatrat mbeten pa shërbime

• të iniciojë një tryezë të përbashkët institucionale me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, organizatat e medias dhe partnerët ndërkombëtarë për rishikimin e plotë të standardeve që rregullojnë publicitetin e gjykimit dhe ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet e Këshillit të Evropës.

I nderuar Kryetar,

Të nderuar kolegë,

Askush nuk vë në diskutim detyrimin e shtetit për të garantuar sigurinë e gjykatave dhe të çdo institucioni tjetër publik. Megjithatë, siguria nuk mund të shndërrohet në një burim autonom kompetencash për administratën e gjykatës dhe as të përdoret si justifikim për kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Rendi kushtetues shqiptar mbështetet në parimin se të drejtat dhe liritë themelore përbëjnë themelin e shtetit të së drejtës dhe se çdo kufizim i tyre mund të vendoset vetëm me ligj, në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës.

Kur vetë administrata e gjykatës tejkalon kompetencat e saj dhe ndërhyn në fusha të rezervuara Kushtetutës, ligjit dhe funksionit gjyqësor, reagimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrim ligjor dhe profesional ndaj kolegëve avokatë, ndaj qytetarëve që kanë të drejtë për një mbrojtje efektive dhe ndaj vetë shtetit të së drejtës.

Me konsideratë të lartë,

Av. Plarent NDRECA

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)

Kronikë

AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Tags: #Analiza #censura #Detyrim #Dhoma Kombëtare e Avokatisë #Erion Bani #GJKKO #Gjykata #Plarent Ndreca #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
  • AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj
  • Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false
  • Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)
  • Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
Nga të njëjtat tag-e
  • BIRN: Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
  • Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false
  • BIRN:Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
  • “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
  • Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 29 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)

TIRANË-Një ditë pasi nëna e Bleona Matës hodhi poshtë publikisht pretendimet e avokatit Alban Duraj se vajza e…

• 11 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Dibër– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një oficer Policie në Klos, për dhunë në familje. Përmes një…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false

Avokati i banorëve të Rrjollit thonë se GJKKO ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by