“Opozitë e shitur”, “Rama në burg, Berisha në burg” kanë qenë disa nga thirrjet e lëshuara nga protestuesit gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë.
Qytetarët u nisën nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së qeverisë, në ditën e 67-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike, duke drejtuar kritika si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës.
Protesta vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve që kërkojnë ndryshime politike dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Rama.




