Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave, u evakuuan 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

28 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vetëm 5 prej tyre janë ende aktive në të gjithë territorin. Situata më e vështirë paraqitet në Mallakastër, ku prej 3 ditësh ende po luftohet me flakët me ndërhyrje edhe nga ajri. Zjarrfikësit dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve në 4 fshatra, Panahor, Ngracan, Riban dhe Drenie. Në Mallakastër janë evakuuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Puna vijon në zonën e Dajtit dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit.

Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier. Për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijne në fund të vitit.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:44

Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje

1785952752_Screenshot1.jpg

Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.

Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.

Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Read more:Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura – në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Zjarri në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, flakët u afrohen banesave në Riban dhe përhapen drejt Patosit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)

Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie.

Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim.

Read more:“Mos e prekni Dimalin!”/ Banorët në protestë kundër Reformës Territoriale, administratori i Kutallisë jep dorëheqjen

Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Lexo edhe
Kronikë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)

Kronikë

Vrau 3 persona në 1997, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë

Tags: #Automjete #avion #Berat #Durres #Elbasan #Familje #Fier #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)
  • Vrau 3 persona në 1997, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë
  • Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter (VIDEO)
  • Durrës/ E përplasi makina, humb jetën këmbësori (VIDEO)
  • Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale
  • BIRN: “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter (VIDEO)
  • Durrës/ E përplasi makina, humb jetën këmbësori (VIDEO)
  • Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 29 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur…

• 1 minutë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vrau 3 persona në 1997, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter (VIDEO)

Ka rifilluar mëngjesin e sotëm ndërhyrja nga ajri në masivin pyjor të Lofkendit ne Mallakastër, për shuarjen e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by