Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit.
Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti është përplasur disa herë me barrierat anësore prej betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerët.
Read more:Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI)
Të plagosurit janë transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre, pasi morën ndihmën e parë mjekësore, u larguan për në banesë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, e cila ka marrë dëmtime të rënda, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë dhe të dalë nga rruga.
Read more:Aksident në Prrenjas, motori del nga rruga, plagosen 2 të rinj
Policia konfirmon gjithashtu se testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit rezultoi negativ.




