Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen në protestën e 69-të kundër qeverisë ishte edhe një mesazh me tone ironike mbi emigracionin dhe situatën politike në vend.
Në pankartë shkruhej: “Ikin viganët, vijnë mjeranët”, ndërsa pranë saj ishte vendosur edhe mbishkrimi “Pasaporta europiane”, në një referencë satirike ndaj debateve politike dhe premtimeve për integrimin europian.
Pankarta ishte një nga mesazhet më të komentuara të mbrëmjes, krahas thirrjeve dhe banderolave të tjera të shpalosura nga protestuesit në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë.




