Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog
Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

• 6 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 18
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në 25 shkurt të vitit 2017, Mitropoliti i Malit të Zi Amofilohije Radoviq, erdhi në Shkodër dhe deklaroi se Mali i Zi nuk e ka sulmuar Shkodrën në tetor 1912 – prill 1913 por ka luftuar për ta çliruar Shkodrën. Dhe në ketë përpjekje për çlirim, 8 mijë malazezë janë sakrifikuar për Shkodrën. Duke qenë kështu, serbët dhe malazezët kanë lënë gjurmë në historinë e Shkodrës. Gjurmë si çlirimtarë. Kjo sipas Amofilohijes gjithmonë.

Ky peshkop na tha neve se 15, 000 shqiptarë të cilët shkuan vullnetarë prej Dibrës, Matit, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, Elbasanit, Belshit etj, e të cilët luftuan dhe u vranë në atë rrethim monstruoz serbo-malazez të Shkodrës, na qenkan hiç asgjë; sepse heronjt na qenkan ata 8 mijë malazezët. Pa dyshim, malazezët e serbët donin ta çlironin Shkodrën duke e marrë për vete, duke ia bashkuar Malit të Zi.

Në janar 2018, prifti malazez Radomir Nikçeviq deklaroi po në Shkodër se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë dhe djep i Serbisë.

Read more:E përplasi kamioni teksa priste në radhë në Portin e Durrësit, humb jetën shoferi 61-vjeçar nga Kosova (EMRI+VIDEO)

Jo nongrata kundër deklaratave të Amofilohijes e Nikçeviqit por as notë proteste publike nuk bëri asokohe qeveria e Edi Ramës. Kjo sepse nuk ka qëllim jete as sigurinë, as nderin kombëtar, as i interesojnë vrasjet e mijëra shqiptarëve të cilët janë vrarë duke mbrojtur tokat shqiptare. Zero.

Sot gjen këta shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë dhe me këta merret kollaj pasi nongrata ndaj tyre ska pasoja. Ka veç debat në internet. Debati në internet i intereson kur në Francë është arrestuar Ermal Beqiri i tij në kërkim ndërkombëtar me 2.6 milion euro kështjellë të blerë me paratë që vetë Edi Rama ia ka dhënë si tendera. I intereson debati për hoxhallarë e priftërinj kur klientët e pushtetit të tij nxjerrin armët dhe gjuajnë në mes të sezonit turistik në Palasë.

Read more:U bë viral pas telefonatës në News 24/ Qytetari nga Tepelena merr pjesë në tubim: Jetoj me 30 mijë lekë të vjetra në muaj, shqiptarët duhet të vrasin frikën dhe të protestojnë

Unë si musliman shqiptar jam kundër të gjithë hoxhallarëve të cilët kanë rrëshkitur dhe dalin deklarojnë se Skendërbeu ka qenë qafir dhe se perandoria osmane ka qenë çlirimtare. Në asnjë kulturë të globit nuk mundet të jetë çlirimtar dikush cili të vjen me shpatë e kërkon të të sundojë. Ata paraardhës tanët të cilët kanë luftuar asokohe për të mbrojtur veten, qoftë edhe me sfurk në paçin luftuar, janë heronj sepse kanë vepruar ashtu siç veprohet kur dikush të sulmon. Disa i thonë xhematit se Skënderbeu ka vrarë musliman. Edhe çfarë?

Nëse sot ta zëmë të sulmon Egjypti apo Turqia a do tua hapësh rrugën sepse janë muslimanë? Jo. Fundja sulltani ka vrarë më shumë muslimanë sesa Skënderbeu sepse ka vrarë duke pushtuar bejllikët e Anadollit, Egjyptin, Sirinë e deri në Jemen. Pra nuk e kanë hallin te vrasja e muslimanëve. E kanë sherr politik. Dhe nuk duhet të merren me sherr politik.

Read more:“Të bashkohemi për ta çuar Ramën para drejtësisë”, thirrja e qytetarit nga protesta para Kryeministrisë: Zgjohuni, shqiptarë, t’i fusim hajdutët në burg!

A kanë kryer Bekir Halimi dhe Valon Bela ksi lloj sherri politik? Kjo mësohet krejt lehtë.
Qeveria Rama e ministri i brendshëm i saj duhet të thirren në parlament dhe tiu kërkohen cilat janë provat konkrete pse hoxha Bekir Halimi dhe analisti Valon Bela janë shpallur nongrata për 10 vjet. Nëse ka të dhëna bindëse për veprimtari e cila dëmton interesat kombëtare, le të rrinë nongrata jo 10 por 100 vjet. Nëse nuk ka, nongrata duhet tu anulohet menjëherë.

Interesi ynë kombëtar është që shqiptarët jashtë kufinjve shtetërorë t’i mbajmë afër e jo t’i largojmë e të thyhemi me ta duke iu bërë padrejtësi. Nuk mund të përdoret instrumenti “nongrata” për interesa të Edi Ramës për të shkaktuar debat kur ai ka nevojë.
Të raportohet në parlament dhe të bëhet publike se çfarë veprimi kundër interesave tona kombëtare kanë kryer hoxha dhe analisti. Ta shohim se çfarë konsideron Edi Rama interes kombëtar.

Read more:MIE po zgjidh kontratën me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës, vendimi do t’iu kushtojë miliona taksapaguesve shqiptarë

Nëse nuk ka prova bindëse atëherë është Edi Rama i cili po cënon interesin kombëtar duke shkaktuar thyerje e duke dëmtuar unitetin e shqiptarëve për interesat e veta.

Lexo edhe
Editoriale

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide

Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Tags: #Armët #bekir halimi #Edi Rama #ERMAL BEQIRI #euro #Internet #jetë #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide

Çdokush që ka parë deri dje qurravitjet sentimentale të një pjese të mediave dhe opinionbërësve për shkeljet e…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Për të kuptuar misionin dhe potencialin historik të Revolucionit të Flamingove duhet të kuptojmë së pari emëruesin e…

• 5 ditë më parë • 16 min lexim
Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

Ndërsa korrupsioni ka gërryer besimin te politika e cila duket qartazi e pushtuar nga “idiotët funksionalë “, është…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin