Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Harta e re territoriale, Bashkia Cërrik nis konsultimet publike. Kryebashkiaku Doka: Vendimi të merret mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike
Politikë

Harta e re territoriale, Bashkia Cërrik nis konsultimet publike. Kryebashkiaku Doka: Vendimi të merret mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike

• 7 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur zyrtarisht procesi i konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale në Bashkinë Cërrik. Pas mbërritjes së shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në fuqi periudha 60-ditore e konsultimit publik, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësinë të japin mendimet dhe propozimet e tyre për hartën e re territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje banorëve të marrin pjesë aktivisht në proces, duke theksuar se kjo reformë prek drejtpërdrejt të ardhmen e komunitetit dhe nuk duhet të shihet si një debat politik.

Sipas Dokës, Bashkia Cërrik ka marrë më 3 gusht 2026 shkresën nr. 3573, datë 31 korrik 2026, të Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën nis zyrtarisht periudha 60-ditore e konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale.

Në këtë kuadër, në ditët në vijim do të organizohen takime konsultuese në qytetin e Cërrikut dhe në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Datat, oraret dhe vendet ku do të zhvillohen këto takime do të bëhen publike së shpejti.

Read more:‘I Love Durrës’, Sako prezanton instalacionin e ri në shëtitoren Taulantia: Një pikë takimi për qytetarët dhe turistët (VIDEO)

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku Doka thekson se konsultimi nuk duhet të fokusohet te ekzistenca apo jo e Bashkisë Cërrik si institucion, por te përfitimet konkrete që qytetarët mund të kenë nga çdo model i ri organizimi territorial.

Ai nënvizon se qytetarët duhet të informohen plotësisht përpara se të japin opinionin e tyre dhe se procesi duhet të shoqërohet me pyetje dhe përgjigje të qarta mbi ndikimin që reforma do të ketë në jetën e përditshme.

Mes çështjeve që Bashkia Cërrik synon të diskutojë gjatë konsultimeve janë:

Read more:LIVE- “66 ditë rezistencë e leksion demokracie”/ Aktivisti Edison Lika: Protesta i ka hapur probleme Ramës, nuk shpëton dot! Revolta edhe në bashkitë që kërkonte t’u vendoste kyçin

•nëse vazhdimi i Bashkisë Cërrik si njësi më vete garanton më shumë zhvillim ekonomik, investime dhe shërbime cilësore;

•çfarë përfitojnë konkretisht banorët në rast të një modeli tjetër organizimi;

•si do të përfaqësohet Cërriku në strukturat vendimmarrëse;

Read more:“Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!

•si do të ndahen fondet publike dhe investimet;

•si dhe nëse njësitë e reja do të kenë kompetenca më të gjera apo ndryshimet do të kufizohen vetëm në aspektin administrativ.

“Ky nuk është një konsultim për fatin e një kryetari bashkie. Është një konsultim për të ardhmen e komunitetit tonë”, shprehet Doka, duke kërkuar që debati të zhvillohet me qetësi, respekt dhe përgjegjësi.

Read more:Adrenalina e MotoGP zbret në qytet: Aprilia SR-GT 400 prezantohet për herë të parë në Prishtina Mall!

Ai fton qytetarët të marrin pjesë në çdo takim, të bëjnë pyetjet e tyre, të japin propozime dhe të dëgjojnë argumentet, duke garantuar se në përfundim të procesit, qëndrimi zyrtar i Bashkisë Cërrik do të ndërtohet mbi mendimin dhe zërin e qytetarëve.

Ndërkohë, kryebashkiaku siguron se puna e administratës vendore do të vijojë normalisht gjatë kësaj periudhe konsultimi. “Kemi 500 punë për të bërë”, shkruan ai, duke theksuar se procesi i reformës nuk do të ndikojë në vijimin e investimeve dhe shërbimeve për komunitetin.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Lexo edhe
Politikë

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Tags: #Institucion #Investime #Model i ri #Rrjetet sociale #Të Gjitha #Vendimi #Zhvillim Ekonomik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…
  • Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!
  • Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë, të japë dorëheqjen, ose…
Nga të njëjtat tag-e
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
  • “Çdo tender e aferë ka bekimin e tij”, Bardh Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt që i mbetet është dorëheqja! Kur plasin prangat…
  • “Rama faktoi se është kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim”, Balliu: Do të mbrojë Vlora Hysenin! Mesazhi që donte të përçonte, “prekte” edhe Ballukun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 12 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa në ndalesën para Kuvendit janë ndezur flakadanë dhe janë…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Është mbyllur protesta e 120-të qytetare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, pas katër muajsh…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…

Avokati Agred Tafaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas skandalit të…

• 5 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by