Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie
Kronikë

Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie

• 8 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Një shpërthim me tritol në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë të Tiranës ka vënë në kërkim nga Komisariati nr. 4, tre vëllezër, të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë.

Ervis, Altin dhe Maksim Alla, 39, 43 dhe 41 vjeç, dyshohet se rreth orës 00:30 të 8 gushtit vendosën lëndën plasëse në hyrje të banesës. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Sipas hetimeve paraprake, pista kryesore lidhet me një konflikt porosie mobiljesh. Tre vëllezërit Alla kanë një mobileri në Fushë-Krujë, ndërsa djali i 72-vjeçarit dyshohet se kishte porositur më herët disa mobilje, ka dhënë edhe kapar për ta por ata nuk i kanë mbaruar porositë. Prej disa ditësh, vëllezërit dyshohet se e kishin kërcënuar të riun derisa këtë të shtrunë në derën e banesës së babait të tij vendosën sasinë me tritol.

Read more:Absurditeti i Ramës, shqetësohet për yjet e humbura të bizneseve, por jo për shkatërrimin me 70 kg tritol të një resorti turistik

Vëllezërit, me precedent për mashtrim dhe kanosje, udhëtuan me 1 automjet drejt Tufinës, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e automjetit, ndërsa vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin policor “Motivi”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read more:Aktivistja Sidorela Vatnikaj nga protesta: Kërkesat tona të panegociueshme, nuk ikim nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës!

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes, administrimit të provave, në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale”, njofton Policia.

Read more:VIDEO/ Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen, qytetarët janë të barabartë si djathtas e majtas

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës

Kronikë

U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj

Tags: #altin alla #automjet #djali #Ervis Alla #Kanosje #krujë #Kryesore #Maksim Alla #Tirane #tritol

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
  • U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
  • Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna
Nga të njëjtat tag-e
  • U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
  • “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!” – Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
  • Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti
  • Aksident me vdekje në Tiranë/ Një automjet përplaset me një motor, humb jetën 64-vjeçari
  • Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës

TIRANË– Disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtuesja…

• 8 sekonda më parë • 13 min lexim
Kronikë

U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj

Një drejtues automjeti është është gjobitur me 20 000 lekë nga Policia e Fierit pas një video të…

• 9 sekonda më parë • 1 min lexim
Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Fier – Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të…

• 44 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by