Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. EKSKLUZIVE/ Sherri në burgun e Fierit, dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’! Burgjet firmosin përjashtimin për 8 policë! Transferohen Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto, 3 muaj izolim
Kronikë

EKSKLUZIVE/ Sherri në burgun e Fierit, dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’! Burgjet firmosin përjashtimin për 8 policë! Transferohen Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto, 3 muaj izolim

• 9 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 13
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetim disiplinor për 8 policë të Burgut të Fierit, pas sherrit që ndodhi në ambientet e paraburgimit mes anëtarëve të grupeve kriminale. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur edhe urdhrin për përjashtimin e 8 policëve, 2 prej të cilëve akuzohen për mosdhënie informacioni, ndërsa të tjerët për mospërmbushje të detyrave.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi në përplasjen mes Aldo Gjinit të grupit të Rrajave dhe Jurgen Zotos me Denis Bajrin, pjesë e grupit të Shkodrës. Burime i thanë Report Tv se 3 të paraburgosurit prej kohësh kalonin kohë bashkë në ambientin e përbashkët të sektorit dhe se më parë nuk kanë pasur konflikte. Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e konfliktit të çastit dhe dyshojnë se plagosja e anëtarit të grupit famëkeq të Shkodrës të ketë qenë një mesazh nga grupet rivale, përfshirë këtu edhe grupin e Ibrahim Licit, me të cilin njihen për shumë përplasje të ashpra.

Read more:LIVE- Revoltë, rezistencë, 69 ditë protestë/ Pas fjalimeve të Kryeministria protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen

Nga dëshmia që i është marrë Denis Bajrit, grupi hetimor ka arritur të zbardhë edhe dinamikën e ngjarjes. Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se Gjini dhe Zoto i kanë shkuar Bajrit me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”. Më pas e kanë sulmuar me thikë artizanale. Në këtë moment Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht. Të plagosur mbetën Bajri dhe Zota, i cili mësohet të ketë pësuar një plagë për shkak të goditjes me unazë që ka marrë nga anëtari i grupit të Bajrave. Të dy u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Thika e përdorur për sulmin është sekuestruar bashkë me celularin, ndërsa këtë të fundit pritet ta marrë në dorë BKH për ekspertizë. Ndërkohë, Burgjet kanë urdhëruar transferimin e Jurgen Zotos në burgun e Burrelit dhe të Aldo Gjinit në atë të Drenovës. Të dy do të izolohen për 3 muaj.

Read more:Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO)

Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim.

Read more:‘Metamorfoza 2’/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për seancë paraprake

Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge.

Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Tags: #Aldo Gjini #BKH #Burg #Burgjet #burgu i fierit #Denis Bajri #djali #Drejtoria e Burgjeve #ibrahim lici #Jurgen Zoto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
  • Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
  • “Rama n’burg, Berisha n’burg! T’i japim fund autokracisë së tyre”/ Sidorela Vatnikaj përsërit kërkesat që nxjerrin prej 4 muajsh shqiptarët në shesh: Neverisim patronazhistët spiunë
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • “Çdo tender e aferë ka bekimin e tij”, Bardh Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt që i mbetet është dorëheqja! Kur plasin prangat…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 12 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Cërrik – Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by