Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet
Politikë

Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet

• 9 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtoresha e Përgjithshme e “Focus Media News”, Dhurata Çupi, ka përcjellë një mesazh për qytetarët, një vit pas ngjarjes së 9 gushtit 2025, kur “News24” u përball me sulmin ndaj medias së lirë.

Çupi thekson se, pavarësisht presionit dhe vështirësive, televizioni nuk u tërhoq nga misioni i tij editorial, ndërsa veçon mbështetjen e qytetarëve si një prej faktorëve kryesorë që i dha forcë stafit për të vijuar punën.

Read more:“Po mos të ishte News24, protesta do të ishte shuar”/ Shqiptari nga Gjermania ia numëron Ramës: Na ka vjedhur! Kjo është mundësia e fundit për ndryshim

“Në ditët më të vështira, ajo që na dha forcë ishin qytetarët”, shprehet Çupi, duke sjellë në vëmendje edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, delegacioneve të huaja dhe organizmave që ndoqën nga afër situatën e krijuar.

Read more:Tragjedi në Ksamil, babai përplas për vdekje me makinë vajzën 4-vjeçare gjatë një manovre në parkim

Sipas saj, një vit pas ngjarjes, “News24” vijon të jetë në këmbë dhe të bëjë gazetari profesionale, pa ndryshuar vijën e saj editoriale pavarësisht presioneve.
Çupi shprehet se besimi i publikut nuk mund të jepet apo të hiqet nga pushteti, por fitohet çdo ditë përmes punës dhe gazetarisë.

Read more:Aktivisti para Kryeministrisë: SPAK duhet të arrestojë Ramën! Kontratën s’e ka me 800 mijë votues, por me gjithë shqiptarët!

Mesazhi i plotë i Dhurata Çupit:
“Sot bëhet një vit.
Një vit nga ajo ditë kur dikush mendoi se mund të fikte News24. Se duke mbyllur dyer, duke ndërprerë një sinjal e duke ushtruar presion, mund të heshtte edhe zërin tonë.
Nuk e fsheh që ka qenë një vit i vështirë. Një vit me shumë presion, me shumë padrejtësi, me momente zemërimi e zhgënjimi. Por edhe një vit që na tregoi sa shumë vlen ajo që kemi ndërtuar dhe sa njerëz janë aty për ta mbrojtur.
Në ditët më të vështira, ajo që na dha forcë ishin qytetarët. Njerëzit që na ndalonin dhe na thoshin: ‘Po e sulmojnë News24’.
Njerëz që e ndienin këtë betejë edhe si të tyren, sepse e dinin se nuk bëhej fjalë vetëm për një televizion. Bëhej fjalë për të drejtën për të dëgjuar edhe atë që pushtetit nuk i pëlqen të dëgjohet.
Na dhanë forcë edhe ata që erdhën nga jashtë, delegacionet e huaja që vizituan studiot tona, raportet ku u pasqyrua ajo që po ndodhte, ftesat dhe takimet ku kuptuam se nuk ishim vetëm dhe se përpjekja për të heshtur një media të lirë nuk kalonte pa u vënë re.
Sot, pas një viti, e them me krenari: nuk u trembëm. Nuk u komprometuam. Nuk ndryshuam për t’i pëlqyer askujt. Nuk devijuam nga vija jonë editoriale, edhe kur çmimi për ta mbajtur atë ishte i lartë.
Dhe ndoshta pikërisht për këtë, sot News24 është më i fortë.
Më i fortë sepse kaloi një stuhi dhe qëndroi në këmbë. Më i fortë sepse besimin e qytetarëve nuk ta jep pushteti dhe as nuk ta heq dot pushteti. Ai fitohet çdo ditë.
Një vit më parë tentuan të na fiknin.
Sot jemi këtu. Me të njëjtin zë, me të njëjtën bindje dhe më shumë arsye për të mos heshtur.
Sepse fjala e lirë mund të sulmohet, por kur ka njerëz që besojnë tek ajo, nuk mund të shuhet.

Read more:Si ta menaxhojmë zemërimin dhe të mos ''shpërthejmë'' tek fëmijët?

Lexo edhe
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Tags: #jetë #media #pushteti #stuhi #Viti #Vlen #Zemërimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së…

• 15 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by