Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)
Kronikë

Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)

• 9 Gusht, 2026 • 12 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KRUJË– Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë u evakuuan nga shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u përpinin gjithçka.

Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sot, gjithçka përreth banesave është shkrumbuar. Shtëpitë shpëtuan pa dëme, vetëm një magazinë biznesi u dogj, por gjithçka nëpër oborre është shkrumbuar, gjurmë që tregojnë sa pranë tyre kaloi rreziku.

Pas natës së frikshme, banorët e Krujës ka nisur të rikthehen në shtëpi. Ata tregojnë për Report Tv betejën me zjarret.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se çfarë ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti ynë e di. Dy djemtë i kam pasur mes flakësh. Nuk kam ecur dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, thotë një e moshuar.

Për disa orë, banorët panë zjarrin t’u vinte nga të gjitha anët. Mes tymit dhe kaosit, familjet nxorën fëmijët dhe u larguan, ndërsa disa që refuzuan të braktisnin banesat u evakuuan nga autoritetet.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Mami thoshte ‘nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda’. Dolëm, nxorëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz. Ka qenë një kaos i paparë. E gjithë lagjja u tmerrua”, tregon një banor.

Por kishte edhe nga ata që qëndruan përballë flakëve, për të mos lejuar që mundi i një jete të shkrumbohej. Kova me ujë dhe mjete rrethanore u bënë mburoja e fundit kur flakët arritën deri te tjegullat.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. Vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, tregon një tjetër banor për Report Tv.

“Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobote uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla”, tha një tjetër.

Pamjet nga lart tregojnë qartë çfarë la pas zjarri. Sipërfaqe të tëra me bimësi janë djegur, ndërsa gjithçka rreth e rrotull banesave është shkrumbuar.

Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës. Zjarri u afrua rreth 50 metra pranë godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve drejt Tiranës. Në pesë lagje u ndërpre edhe energjia elektrike.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe banorët luftuan me flakët. Me zbardhjen e ditës (rreth orës 06:00), Kruja mori frymë disi. Dy vatra mbetën aktive, të cilat u shuan në mesditë pas ndërhyrjes së dy helikopterëve.

Për zjarrin në Krujë është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës.

Dy vatra zjarri aktive raportohen sërish në Mallakastër. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës. Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:31

Kruja pas ‘natës së ferrit’, PAMJET me DRON tregojnë ‘plagët’ që shkaktoi zjarri! (VIDEO)

Pamjet me dron që sjell Report Tv tregojnë përmasat e zjarrit që përfshiu Krujën. Sipërfaqe të tëra me pyje dhe bimësi janë shkrumbuar, ndërsa siç shihet në pamje gjithçka rreth e rrotull banesave është bërë shkrumb e hi.

Pamjet nga lart tregojnë qartë se sa pranë shtëpive avancoi zjarri. Banesat i shpëtuan flakëve, ndërsa përreth tyre kanë mbetur vetëm pemë të djegura, hi dhe tokë e shkrumbuar.

Zjarri u vu nën kontroll pas një beteje që vijoi gjatë gjithë natës. Ende nuk ka një bilanc të plotë të sipërfaqes së përfshirë nga flakët.

Ora 11:29

36 orë pa pushim në betejë me flakët, zjarrfikësi i Krujës për Report Tv: Në 11 vite punë, kurrë s’kam parë situatë kaq të vështirë (VIDEO)

Prej 36 orësh pa pushim, Klodjan Ndreu është në vijën e parë të betejës me flakët që rrethuan Krujën. Efektivi i repartit zjarrfikës të Krujës ishte një prej atyre që luftoi gjatë natës për të mos lejuar zjarrin të përpinte banesat.

“Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme për qytetin tonë. Jemi përpjekur me të gjitha forcat. Turnet jashtë shërbimit ishin në gatishmëri të plotë. Kemi bërë të pamundurën për të evituar çdo rrezik të mundshëm”, rrëfen ai.

Në 11 vite si zjarrfikës, thotë se nuk ishte përballur kurrë me një situatë të tillë në Krujë. Për orë të tëra, flakët avancuan drejt shtëpive, ndërsa efektivët luftuan për të shmangur atë që mund të kthehej në tragjedi.

“Në 11 vite, s’kam pasur kurrë situatë kaq të vështirë në qytetin e Krujës. Ishte situatë e papërballueshme. Ne bëmë të pamundurën për të evituar çdo fatkeqësi, për djegien e banesave. Shyqyr nuk pati dëme në njerëz dhe e kaluam me sukses”, thekson ai.

Read more:“Rama përdor politikën fiskale për të privilegjuarit”/ Tabaku: Përfituesi kryesor në fushën e mbrojtjes është “KAYO” dhe interesat që qëndrojnë pas tij

Ora 11:06

Beteja me flakët në Krujë, pamjet me dron termik! Nufi: Mbi 400 efektivë luftuan gjithë natën, asnjë banesë e djegur

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamje nga droni termik gjatë betejës me flakët në Krujë. Mbi 200 zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura punuan gjatë gjithë natës. Sipas Nufit, nuk ka të lënduar apo banesa të djegura, ndërsa është shkrumbuar vetëm magazina e një biznesi.

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht! Që prej orës 06:00 të mëngjesit, është vendosur plotësisht nën kontroll, falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave operacionale. Një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Situata është krejtësisht e qetë dhe fatmirësisht një katastrofë e mundshme u parandalua falë angazhimit në terren të mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura – të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.

Pjesa më e madhe e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë. Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi). Fatmirësisht, nuk ka asnjë jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.

Falënderim dhe mirënjohje pa kufij për përshkushtimin dhe sakrificën e veçantë të secilit prej efektivëve të forcave operacionale që luftuan në mënyrë të paepur për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës”, shkruan Nufi.

Ora 09:40

‘Zjarri arriti te tjegullat e banesës’, banori në Krujë: Mbrojtëm shtëpitë me kova, tmerr i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Një tjetër banor i Krujës rrëfen betejën për të shpëtuar banesën nga flakët, të cilat kishin arritur deri në çati. Ai tregon se luftuan me kova dhe mjete rrethanore për të mbrojtur dy shtëpi, ndërsa zjarrfikëset, sipas tij, mbërritën me vonesë.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët: Përjetuam tmerr (VIDEO)

“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. S’i bënim dot asgjë, vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Falë miqve që kemi pasur. Erdhën me vonesë, njëra ishte sipër, mbaroi ujti. Kur erdhi ajo ne e kishim shuar. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, thotë ai.

Ora 09:29

Zjarri shkrumbon magazinën e rezinit në Krujë, ja pasojat

Një magazinë rezini ka pësuar dëme nga zjarri që përpiu mbrëmjen e 8 gushtit Krujën.

Ora 09:21

Banorja e Krujës tregon betejën me zjarrin: Më shpëtuan fëmijët, më kapën dhe më çuan poshtë

Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e përjetuara gjatë zjarrit, kur flakët rrethuan zonën dhe detyruan familjet të largoheshin nga banesat. Ajo tregon se dy djemtë e saj mbetën mes flakëve, ndërsa vetë nuk mundi të largohej për shkak të zjarrit.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se ca ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti jonë di. Kemi marrë fëmijët kemi iku tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ec dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, tha banorja.

Ora 09:03

‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët! E gjithë lagjja po evakuohej (VIDEO)

Një banor i Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda,. Dolëm, nxorrëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz që e kemi mbajt zjarrin. Ato zjarrfikëset e mbajtën në kontroll deri nga ora 10. Iu afrua më pas shtëpisë, doli zjarri para. Morën magazinat e ujësjellësit. Ka qenë një kaos i paparë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. E gjithë lagjja po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikëses. E gjithë lagjja u tmerrua. Kishim frikë mos shpërthente një fasoneri”, tha ai.

Ora 08:51

Zjarri rrethoi banesat në Krujë, gjithçka rreth e rrotull e shkrumbuar! Pasojat që lanë pas flakët (VIDEO)

Këto janë pasojat që la pas zjarri në rrethoi Krujën mbrëmjen e 8 gushtit, duke vënë në rrezik banesa e biznese. Masive të tëra pyjesh janë shkrumbuar nga flakët të cilat u arritën të neutralizohen vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm.

Read more:Pamje me dron/ Shqiptarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kishin rrethuar oborrin e banesave. Hiri vihet re rreth e rrotull tyre.

Ora 07:48

Mallakastra 6 ditë betejë me zjarret, ende 2 vatra aktive! Digjen masivet pyjore në 4 fshatra

Prej 6 ditësh Mallakastra vijon betejën me flakët. Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit që kanë përfshirë zonën e Mallakastrës së Egër. Ekipet po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thepisur dhe era e fortë po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.

Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec, dy fshatra që ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.

Të dyja vatrat janë përqendruar në kodrat e thepisura të zonës, të njohur si “Mallakastra e Egër”, ku kushtet atmosferike, veçanërisht era e fortë, favorizojnë përhapjen e flakëve.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara.

Lexo edhe
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Banesa #banore #Biznese #Biznesi #Dron #Droni #Durres #krujë #qemal berhami #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës. Në seancën…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që…

• 51 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by