Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arrestohet i moshuari piroman në Tiranë! Ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë (VIDEO)
Kronikë

Arrestohet i moshuari piroman në Tiranë! Ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy zjarre që përfshinë zona pyjore në Tiranë dy ditët e fundit, në Lundër dhe në Shkozë, janë të qëllimshme, dhe nga i njëjti person. Nga hetimet e kryera, policia arriti të zbulojë autorin e dyshuar brenda 48 orëve nga ndezja e 2 zjarreve.

Sipas bluve të Tiranës, Sami Alliu 70 vjeç dyshohet se më 9 gusht ndezi zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë së Tiranës, ndërsa më herët, më 8 gusht, dogji disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike në fshatin Shkozë.

Të dyja këto zjarre, shkaktuan pasoja duke u përhapur në masive pyjore dhe duke angazhuar me dhjetëra forca zjarrfikëse për t’i shuar ato, ndërsa dëmet ishin të mëdha në sipërfaqet e tokave përreth

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj qytetarëve që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

Read more:Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar (VIDEO)

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë intensivisht hetimet dhe veprimet operacionale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i 2 zjarrvënieve, gjatë 2 ditëve të fundit, në Lundër dhe në Shkozë.

Si pasojë e zjarreve në afërsi të magazinave të Bashkisë dhe të një kabine elektrike, pati dëme të shumta në sipërfaqet e tokave përreth.

Read more:Aksident ‘zinxhir’ në Sarandë, përfshihen 6 automjete!

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për zjarrvënie, krahas asistencës së ofruar shërbimeve zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 identifikuan dhe arrestuan brenda 48 orëve nga ndezja e 2 zjarreve, autorin e dyshuar të tyre, shtetasin S. A., 70 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2026, në fshatin Lundër, ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë Tiranë, ndërsa më datë 08.08.2026, dyshohet se ka ndezur zjarr te disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike, në fshatin Shkozë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Read more:Policia ‘blindon’ Fierin, kontrolle blic në të gjithë qarkun gjatë natës! Në ‘sitë’ automjetet e dyshimta dhe personat me rekorde kriminale (VIDEO)

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #lunder #Policia #policia e shtetit #Reagim #sami aliu #shkoze #Tirane #Video #zjarr #zjarrvenie

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Një tjetër ditë tensionesh e përplasjesh të forta mes policisë dhe protestuesve këtë të premte në Tiranë. Djegiet…

• 15 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 3 ditë më parë • 39 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin