Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Industri vjedhjeje, jo armësh” – Balliu denoncon skemën: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro! Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet
Politikë

“Industri vjedhjeje, jo armësh” – Balliu denoncon skemën: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro! Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, ka hedhur akuza të forta lidhur me deklaratat e qeverisë për ngritjen e një industrie ushtarake në vend. Sipas Balliut, pas kompanisë “Timak Defense” fshihet një skemë e pastër abuzimi me fondet publike, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe interesat e aleancës së NATO-s.

Balliu e cilësoi kompaninë “Timak Defense” si fiktive, duke zbërthyer hapat se si u ngrit ky biznes dhe sesi sipas tij u anashkaluan kriteret ligjore gjatë nënshkrimit të kontratës:

Read more:Një vit nga sulmi/ Klevis Balliu: KAYO ishte firmosur nga Balluku. U përdor për të sulmuar News24 sepse po denonconte aferat e qeverisë

“Të kesh industri armësh kërkohet një buxhet shumë i madh dhe shpenzimet janë marramendëse, mjafton të shohim shembujt në rajon. Këtu flitet për kompaninë Timak Defense, që është fiktive. Është themeluar me 30 mijë euro buxhet, ku Ron Yefet bleu 40% të saj me vetëm 490 euro. Më pas bën një joint venture me SHA të kompanisë KAYO. 80% të kësaj kompanie e zotëron Ron Yefet me Arjeta Pucën,” u shpreh Balliu.

Deputeti opozitar nënvizoi se, ndonëse kriteri i vendosur kërkonte një buxhet prej 15 milionë eurosh, kontrata u firmos me kompani që kishin vetëm 30 mijë euro kapital, duke përfituar më pas 10.6 milionë euro brenda pak muajve.

Read more:“Kryeministri ka mbjellë frikë, por protesta e ‘vrau’ atë”/ I moshuari në protestë: Rama duhet të largohet një orë e më parë (VIDEO)

Më tej, Balliu nxori në pah shifrat e punësimit të kësaj kompanie, duke ironizuar pretendimet për eksport armësh: 14 punonjës të deklaruar me pagë mesatare rreth 860 euro në muaj; 12 mijë euro shpenzime totale mujore për stafin.

“Rama ka gjetur të krijojë me 12 mijë euro shpenzim në muaj industri armësh në Shqipëri, madje thotë se edhe do të eksportojnë. Ajo është një industri vjedhjeje, jo armësh. Kjo skemë është firmosur nga Belinda Balluku. Këtu ka tre përfitues: Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ron Yefet,” deklaroi deputeti i PD-së.

Read more:Dorëheqje! “Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”/ Qytetarët mbushin bulevardin për të 62-n ditë, thirrje në kor gjatë marshimit drejt Kryeministrisë

Në përmbyllje, Balliu bëri me dije se e ka denoncuar çështjen në Komisionin e Punëve të Brendshme ku ka thirrur ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa njoftoi se do të thirret edhe Ardi Veliu i kompanisë KAYO. Ai u bëri thirrje publike organeve ligjzbatuese të veprojnë me urgjencë për të hetuar atë që e quajti një aferë me goditje mbi sigurinë kombëtare dhe gjeopolitike të vendit.

Lexo edhe
Politikë

“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

Politikë

“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës

Tags: #belinda balluku #Biznes #Edi Rama #Eksport #euro #kayo #klevis balliu #kompani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi
  • “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës
  • Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin
  • “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës
  • “S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
Nga të njëjtat tag-e
  • “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës
  • “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës
  • Inceneratori i Tiranës/ U arrestua në vilën në Palasë, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin! S’merr parasysh garancinë pasurore
  • “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot…
  • Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 15 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 13 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 12 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Presidentit të…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja e ftuar në Neës 24 ka deklaruar se shumë shpejt do të dorëzohet…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by