Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Fillimisht, flakët janë shfaqur në barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe po afrohen drejt banesave.

Në operacion janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa banorët kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri rreziku për banesat mbetet i lartë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë, në Krastë të Krujës është shfaqur një vatër e re zjarri në anën veriore të malit. Helikopteri i Forcave të Armatosura është rikthyer në operacion, pasi në këtë zonë, në Zidoll, ndodhen depot e eksplozivit nga ku furnizohen guroret, të cilat janë të rrezikuara.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e flakëve pranë depove.

Kjo është vatra e dytë e zjarrit në Krastë, ndërsa prej disa orësh vijon puna për shuarjen e vatrës tjetër, ku janë angazhuar rreth 50 efektivë të FA.

Ndërkohë, vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe në Vilëz të Kurbinit, në Cikallesh të Kavajës dhe në Panahor të Mallakastrës.

Read more:“Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive dhe mbështet protestën e banorëve: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin statusin e tyre

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:46

Krujë, zjarri riaktivizohet nga era, banorët dalin në ndihmë të zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër zjarri është riaktivizuar pasditen e sotme në lagjen Abaze të qytetit të Krujës, në vendin e quajtur “Kroi i Madh”.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë riaktivizuar nga era, e cila mund të ketë ndezur një trung që nuk ishte shuar plotësisht.

Në zonë kanë ndërhyrë banorët me mjete rrethanore, së bashku me forcat zjarrfikëse, pasi terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Ndërkohë, vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit në Krastë, në afërsi të depove të eksplozivit. Helikopteri zjarrfikës po vijon punën ndërkohë që situata përshkruhet shumë e vështirë për tu mbajtur nën kontroll nga toka.

Ora 16:30

Zjarri i madh në Klos, flakët përhapen pranë banesave, banorët kërkojnë më shumë forca zjarrfikëse në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos.

Read more:Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës (VIDEO)

Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit.

Ora 15:43

Sërish flakë në Krastë të Krujës, ndërhyn edhe helikopteri! Zjarri pranë depove të eksplozivit, vendoset perimetër sigurie

Zjarri në Krastë të Krujës është rishfaqur dhe është përhapur në masiv pyjor. Mësohet se helikopteri i ushtrisë është rikthyer për të vijuar me ndërhyrjen pasi në këtë zonë gjenden depo eksplozivi. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të mos i lënë flakët të afrohen pranë depove.

Read more:Temperatura të larta në të gjithë vendin…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren po operojnë 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Megjithatë, nuk ka rrezik për banesat.

Ora 11:42

Mallakastër/ Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drenie dhe Vlosh (VIDEO)

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drenie­s, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, paraqitet e qetësuar. Burime nga terreni konfirmojnë se aktualisht nuk ka më vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të kësaj zone.

Edhe pse flakët janë shuar, në disa zona vijojnë të shfaqen vatra të vogla që nxjerrin tym, kryesisht nga trungje dhe dru të djegur. Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë menjëherë për t’i shuar ato, me qëllim që të mos krijohet mundësia e riaktivizimit të zjarrit nga era.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll dhe se nuk ka më fronte apo vatra aktive zjarri në pyllin me pisha të zonës së Drenie­s dhe Vloshtit.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Read more:“Korrupsion e krim nga koka te këmbët, Ramën e shpallën non grata të vetët”/ I riu: Kruja u dogj, ku janë avionët? Kryeministri si Rrapush Xhaferri në ’97…

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

Ora 11:37

Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! Pamjet nga ajri tregojnë zonën e djegur (VIDEO)

Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë.

Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat.

“50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Read more:Flakët drejt izolimit në Krujë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Ora 08:02

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.

Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.

Lexo edhe
Kronikë

Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet

Kronikë

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)

Tags: #Diber #Durres #flakë #helikopter #Helikopteri #jetë #Klos #kraste #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Përmirësohet situata e zjarreve, s’ka rrezik për zonat e banuara! Aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO)
  • Himarë/ Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar! Në kërkim 3 zyrtarë! Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë: S’kanë bërë detyrën (VIDEO+EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ 750 udhëtarë mbërritën me traget nga Brindisi, drejtori i portit: Emigrantë dhe shumë turistë italianë
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Ngjyra e errët në vijën bregdetare në Hamallaj të Durrësit, Ujësjellës-Kanalizimet: Sot janë marrë mostra të ujit në zonë, do publikohen parametrat teknikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 14 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 13 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 12 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet

Që prej zjarrit të parë që shënoi pikënisjen e betejave për këtë vit e deri në ditët e…

• 56 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur…

• 56 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Fillimisht, flakët…

• 56 minuta më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by