Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kriza politike në Kosovë/ Ngërçi për konstituimin e Kuvendit hyn në një fazë të re: PDK-ja kërkon seancë, LVV-ja marrëveshje
Politikë

Kriza politike në Kosovë/ Ngërçi për konstituimin e Kuvendit hyn në një fazë të re: PDK-ja kërkon seancë, LVV-ja marrëveshje

• 12 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit po hyn në një fazë të re, ndërkohë që PDK-ja ka kërkuar që seanca të vazhdojë më 12 gusht, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje mes partive.

Kërkesa i është drejtuar Avni Deharit, i cili e kryeson seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër të Kuvendit, e që kishte thënë më herët se seanca nuk do të vazhdojë pa një marrëveshje politike.

Këto deklarata vijnë disa ditë pas përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa partitë vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

“Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet”, ka thënë Dehari.

Qëndrim të ngjashëm për nevojën e një marrëveshjeje ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Por, PDK-ja ka bërë të ditur se deputetët e saj do të jenë të mërkurën në orën 11:00 në sallën e Kuvendit, pavarësisht nëse Dehari e thërret apo jo seancën. Ajo u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë të pranishëm në sallë.

“Obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Read more:“Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin

Opozita paralajmëron veprime

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha më 11 gusht se moskonstituimi i Kuvendit dhe mosvazhdimi i seancës përbëjnë “goditje të drejtpërdrejtë” ndaj rendit kushtetues.

“Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin”, shkroi PDK-ja, në Facebook, duke paralajmëruar se do ta mbrojë rendin kushtetues “me çdo mjet”.

Një ditë më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte paralajmëruar “një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike” për ta kundërshtuar, siç tha ai, degradimin e institucioneve.

PDK-ja deri tani nuk ka specifikuar se cilat do të jenë këto veprime.

Ndërkohë, brenda vetë PDK-së janë shfaqur edhe zëra për një rrugë tjetër politike për dalje nga kriza. Deputeti Rrustem Mustafa u ka bërë thirrje drejtuesve të PDK-së dhe LVV-së që të ulen në një tryezë dhe të shqyrtojnë mundësinë e një koalicioni mes dy forcave më të mëdha politike në vend.

Mustafa ka thënë se, përballë mungesës së një Kuvendi dhe Qeverie funksionale, “koalicionet e mëdha” janë një “domosdoshmëri shtetërore”, duke marrë si shembull koalicionin e mëparshëm PDK-LDK.

“Unë nuk po ju kërkoj të harroni të kaluarën. Unë po ju kërkoj të mos lejoni që e kaluara t’ju mbajë peng të ardhmes. Ne nuk kemi kohë për inate, nuk kemi kohë për hakmarrje dhe as për ‘nëse’ apo ‘por’”, ka deklaruar ai.

Read more:Hamza nuk përmend sulmin fizik, i bën thirrje Kurtit të ndalojë propagandën e urrejtjes për skenarë partiakë

Ndërkohë, edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë insistuar në respektimin e afateve dhe procedurave kushtetuese, ndërsa LDK-ja është partia e vetme opozitare që ka zhvilluar disa takime me Vetëvendosjen për një marrëveshje të mundshme.

Pika kryesore e mospajtimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së mbetet zgjedhja e presidentit të ri. Kurti ka insistuar që palët të pajtohen për një kandidat konsensual dhe jopartiak, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti i presidentit t’i takojë asaj, duke argumentuar se kandidat konsensual mund të konsiderohet ai që arrin t’i sigurojë 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Palët kanë zhvilluar disa takime gjatë gushtit, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje.

Aleanca, ndërkaq, ka refuzuar takimet me Kurtin.

Kjo parti ka insistuar vazhdimisht në respektimin e afateve kushtetuese dhe e ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.

Më 8 gusht, deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vazhdimit të seancës konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht.

Read more:“Shqiptarët të lodhur me keqqeverisjen”/ Revolta për dorëheqjen e kryeministrit, media publike suedeze: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të marrë qëndrimet e tyre për hapat e ardhshëm pas mosvazhdimit të seancës konstituive, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Arifi: Opozita duhet të kalojë nga deklaratat në veprime

Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përgjegjësia për të ushtruar presion politik në situatën aktuale bie mbi partitë opozitare.

Sipas tij, ato deri tani nuk kanë arritur të ndërtojnë një qasje të përbashkët përballë krizës.

“Për fat të keq, opozita është aq shumë e përçarë, aq shumë është e fragmentarizuar”, thotë Arifi, duke shtuar se ajo “nuk e ka një fokus të përbashkët”.

Ai kërkon veprime më konkrete nga opozita, përfshirë, siç thotë, “alarmimin e të gjitha institucioneve në mbrojtje të demokracisë”.

“Mendoj që duhet veprime politike, por të fuqishme, jo vetëm deklarata sa për media”, thotë Arifi.

Read more:Vendi në luftë me flakët, Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, jep dorëheqjen! Nuk dihet arsyeja

Ai e konsideron situatën aktuale pasojë të shkeljes së qëllimshme të rregullave kushtetuese nga pushteti.

“Toleranca e shkeljes së Kushtetutës është sinjal. Është sinjal edhe krijimi i një kulture të re që ligjet aktuale nuk vlejnë për ne dhe kjo kështu e krijon komplet narrativën e Lëvizjes Vetëvendosje se Kushtetuta është e parëndësishme”, thotë ai.

Zgjedhjet si rrugëdalje?

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, zgjedhjet e reja po përmenden si një prej mundësive për dalje nga kriza.

Arifi pajtohet se vendi mund të përfundojë sërish në zgjedhje, por thotë se, para kësaj, duhet të ketë përgjegjësi për shkeljet që, sipas tij, kanë ndodhur.

“Normalisht që duhet të shkojmë në zgjedhje, por unë mendoj që pa u sanksionuar shkeljet e rënda kushtetuese është e palogjishme të shkojmë në zgjedhje”, thotë ai.

Ai paralajmëron se vazhdimi i ngërçit mund ta thellojë edhe më shumë krizën institucionale në muajt e ardhshëm.

Read more:Kriza politike në Kosovë/ Mundësia e një bashkëpunimi ende larg, LVV-LDK përplasen në distancë për marrëveshjen

“Kemi filluar të hyjmë në javën e dytë të gushtit dhe, nëse nuk ka masa dhe veprime serioze, tetori vjen shumë shpejt”, thotë Arifi, duke shtuar se “aktualisht është vetëm fillimi i problemeve”.

Më 4 tetor bëhen gjashtë muaj prej se Albulena Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Kushtetuta, megjithatë, nuk përcakton se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit nëse kjo periudhë përfundon pa u zgjedhur presidenti i ri.

Kjo çështje është ngritur edhe nga njohës të së drejtës kushtetuese si një vakum i mundshëm kushtetues.

Nëse deri atëherë Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, Kosova do të përballej njëkohësisht me mungesën e një Kuvendi funksional dhe me përfundimin e periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së presidentit./REL/

Lexo edhe
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Tags: #Albin kurti #Albulena haxhiu #Bedri hamza #Detyrë #Evropa #Facebook #Fokus #Kandidat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • Gazment Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin
  • “Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së…

• 16 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by