Një vatër zjarri aktive prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha. Për shuarjen e tij janë aktivizuar forca të shumta zjarrfikëse, 50 efektivë të FA, 2 helikopterë dhe 2 avionë.
Gjatë natës, zjarri ka përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht dhe ka vancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Mungesa e rrugëve pyjore dhe era e fortë favorizojnë zjarrin duke përkeqësuar situatën.
Në Drenietë Patosit, gjatë mbrëmjes së kaluar flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Veç forcave zjarrfikëse, ditën e djeshme ndërhynë edhe 2 avionë. Tani zjarri po mbahet nën monitorim.
Në Krujëvijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Vatra në Abaze është izoluar falë ndërhyrjes me helikopter, duke u lokalizuar në zonën e quajtur Kroi i Madh.
As vatrat në Dajte Priskësi dhe ato në Nemërçkëe malin Dhëmbelnë Përmet s’paraqesin rrezik. Gjithashtu është shuar vatra në “Lëndinën e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll, por po mbahet në monitorim për çdo riaktivizim të mundshëm.
Në total, mbeten 8 vatra aktive nga 25 të raportuara.
Lajm në përditësim…
Devoll/ Shuhet vatra në ‘Lëndinën e Madhe’ në Sinicë (VIDEO)
Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë fikur dhe aktualisht nuk raportohet për përhapje të mëtejshme të zjarrit në sipërfaqen pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën monitorim zonën, për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.
Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po monitorojnë situatën dhe po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri.
Zjarri në Gurë-Lurë të Dibrës, dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ në aksion për shuarjen (VIDEO)
Në zonën e Gurë-Lurës në Dibër, vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive. Zjarri gjatë natës ka avancuar duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës.
Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake në mbështetje të shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ po punojnë për shuarjen.
Vijon zjarri në Abaze të Krujës, 2 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO)
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive.
Dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e tij.
Edhe pse prej 5 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush.




