Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4!
Politikë

Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4!

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar televizionet kombëtare për pabarazi në pasqyrimin mediatik mes mazhorancës dhe opozitës. Në një deklaratë, Berisha tha se zyra e shtypit e PD-së ka monitoruar katër televizione kombëtare: RTSH, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, duke pretenduar se në një periudhë 30-ditore këto media i kanë kushtuar PS-së dhe kryeministrit Edi Rama rreth 15 orë e 11 minuta, ndërsa opozitës vetëm 4 orë e 47 minuta. Në një dalje për mediaat, kjo situatë bie ndesh me parimin e “par condicio”, që kërkon një trajtim të barabartë të forcave politike në media gjatë proceseve zgjedhore.

Berisha solli si shembull datën 26 qershor, kur, sipas monitorimit të PD-së, opozita mori vetëm 1 minutë e 30 sekonda, ndërsa PS-së iu kushtuan 48 minuta e 45 sekonda. Ai akuzoi gjithashtu mediat se kohën e raportimit për protestat e opozitës e llogarisin si kohë të dedikuar PD-së, duke pretenduar se kjo deformon treguesit e pasqyrimit mediatik.

Read more:2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?

Berisha u bëri thirrje organizatave të gazetarëve dhe mediave që të monitorojnë situatën dhe të informojnë publikun mbi atë që ai e cilësoi si “kapje të egër të televizioneve kombëtare”. Kreu i PD-së kritikoi edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), duke pretenduar se të dhënat e publikuara prej tij nuk pasqyrojnë realisht pabarazinë në mbulimin mediatik të forcave politike.

Read more:“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët

“Përsëri ne, zyra e shtypit ka monitoruar katër televizionet kombëtare, të cilët janë mamuthët, oligarkët, janë në një mënyrë apo në një tjetër censorët dhe xhelatët më kryesorë të fjalës së lirë. Këto katër media kombëtare, televizioni shtetëror, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus i kanë kushtuar Edi Ramës dhe PS në 30 ditë të marra së bashku 15 orë, 10 minuta dhe 59 sekonda.
Pra, 15 orë kundrejt vetëm 4 orëve, 46 minutave dhe 43 sekondave apo 23.9 përqind opozitës. Sipas ligjit universal, par condicio, i çdo vendi demokratik, këto media duhet t’u akordonin kohë të barabartë pozitës dhe opozitës. Por Edi Rama ndër të tjera llogarit edhe lajmet që japin non-stop për protestën 71-ditore mediat, ia llogarit si kohë PD-së.
E vërteta është që ka ditë të caktuara në të cilat për PD-në, nga këto media është dhënë 1 minutë e 30 sekonda, kurse për PS-në, dhe kjo është data 26 qershor, për PS janë dhënë 48 minuta e 45 sekonda, pra një raport 32.5 me 1. Kjo është pabarazia ekstreme që diktohet nga qeveria mbi mediat e kontrolluara prej tij. Dhe dy binjaket siameze në mashtrim në AMA i servirin Ramës dhe publikut për tregues të vërtetë, treguesin që më shumë se çdo gjë tjetër flet për sulmet e shfrenuara që bëhen çdo ditë nga puthadorët e qeverisë ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.”, tha ai.

Read more:Bregdeti i Durrësit i ‘pushtuar’ nga turistët, Rama: Atje ku deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

“Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…

Politikë

“S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë

Tags: #ama #Edi Rama #Mashtrim #media #Mediat #opozita #qeveria #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…
  • “S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë
  • Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
  • “Nuk lodhemi nga dialogu politik”/ Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…
  • Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij
  • Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt
  • Rama përballë Ramës: Kur s’ka drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vet! Punësim, administratë transparente. Çfarë premtonte në opozitë, i harroi në pushtet (VIDEO)
  • “Rama po shet propagandë,”/ Balliu akuzon qeverinë për aferë me industrinë ushtarake: “Timak Defence” e Rony Yefet ka vetëm 1,500 euro aktive prodhuese. SPAK të verifikojë përdorimin e KAYO
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 10 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej dy javësh nuk ka dhënë…

• 54 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e bërë nga presidenti Zelensky, se Ukraina nuk e…

• 54 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio,…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by