Deputeti demokrat Igli Cara, përmes një deklarate për mediat, ngriti shqetësimin për 2800 tonë mbetje toksike, të cilat prej dy vitesh ndodhen në territorin e bashkisë Durrës.
Ndërkohë prej fundit të muajit mars ato janë depozituar pranë një biznesi privat në zonën e Shënvlashit, shumë pranë sitit të ri të banimit, ku janë strehuar të pastrehët e tërmetit.
Gjatë deklaratës, Cara iu drejtua me disa pyetje direkt kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe Ministrisë së Mjedisit.



