Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 15 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të dendura të tymit, duke krijuar pamjen e një qyteti të mbuluar nga mjegulla.

Në fakt, e gjitha është pasojë e zjarreve që shpërthyen që prej pasdites së të mërkurës në zonën e Priskës, dhe era i zbriti poshtë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, në një luginë me bimësi të dendur. E gjithë kjo zonë që ishte e gjelbëruar, sot është e mbushur me njolla të zeza nga hiri i flakëve.

Beteja për të shuar këto vatra, që u kthyen gati në rrezik për banesat në zonën e Daiasit në Lundër ka nisur që mbrëmë. Edhe këtë të enjte në terren janë forca tokësore dhe dy helikopterë ndërhyrja nga ajri.

“Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset. Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur” tha Albert Spahiu, banor në Daias, teksa shtoi se zjarri ishte gati 100 metra larg nga zona e banuar.

“Mund të ketë filluar rreth orës 16:00. Këtu kam pronën me ullinj, unë jetoj në Allias. Dhëndri ka qenë deri në katër të mëngjesit, por zjarri nuk erdhi te ullinjtë. Zjarri fillimisht ka rënë në Priskë dhe më pas u përhap më tej”, tha Ramazan Çullhaj, banor i Daias.

Në një intervistë telefonike për Report Tv, prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, nuk e përjashtoi mundësinë që vatrat e zjarrit në kryeqytet të jenë të qëllimshëm.

“Kemi 5 vatra shumë larg njëra-tjetrës. Nuk përjshtohet zjarrvësna e qëllimshme, pasi kanë shpërthyer në të njëjtën ditë” tha Hajdari.

Sikur të mos mjaftonte zjarrit, në Daias dhe në Lundër, uji, elementi më i çmuar në këto momente, mungoi. Çarja e një tubi në linjën e transmetimit në zonën e TEG kufizoi furnizimin e tyre me ujë.

Flakët janë edhe më në thellësi të malit të Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes “vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha”.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe të agjencisë e Zonave të Mbrojtura, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara”.

Prej tre ditësh, zjarri vijon të djegë Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët kanë përfshirë masivin me pishë të zezë dhe bredha, ndërsa beteja për shuarjen e tyre vijon nga toka dhe ajri. Dy avionë po ndërhyjnë pa ndërprerje në zonat e prekura, ndërsa rreth 220 forca janë angazhuar në operacion.

Ndërkohë u izolua vatra e zjarrit në Drenie, Lofkend e Ngraçije të Mallakastrës dhe në zonën pyjore të Gjinoqares.

Read more:Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim

Në Përmet janë dy vatra zjarri, ajo në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në malin e Moravës në Devoll, vijon ndërhyrja në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë-Tenë dhe në Trojë. Vatra në Vilëz të Kurbinit është në monitorim.

Në Vaun e Dejës vijon vijon ndërhyrja për shuarjen e një vatre në pyll me pisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:45

Vënia nën kontroll e flakëve në Drenie të Patosit e Lofkand, shefi i emergjencave pranë Prefekturës Fier: Po monitorojmë të gjithë perimetrin e vatrave të zjarrit

1786628773_zftruyy.JPG

Shefi i emergjencave pranë Prefekturës së Fierit, Kreshnik Ymeraj, ka reaguar pas vënies nën kontroll dhe izolimit ditën e sotme të vatrave të zjarrit në Drenie të Patosit, Lofkand, Ngraçije dhe Gjinoqar.

Përmes një njoftimi për mediat, Ymeraj falënderon të gjithë ata që kanë operuar në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në qarkun Fier, teksa shton se strukturat e bashkive Mallakastër e Patos do të jenë në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë perimetrit të vatrës së zjarrit.

Reagimi i shefit të emergjencave pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj:

Duke falënderuar gjithsecilin që ka operuar sot në terren, por edhe gjatë ditëve të mëparshme, besoj se kemi arritur të vëmë nën kontroll një nga zjarret më të vështira në qarkun Fier.

Strukturat e bashkive Mallakastër dhe Patos do të jenë ne monitorim të vazhdueshëm ne gjithë perimetrin e vatrës së zjarrit.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për të gjitha trupat e Forcave të Armatosura, Bazën Ajrore Farkë, AKMC-në, Efektivet e Mzsh-ve, të cilat janë angazhuar këto ditë në terren.

Në veçanti, falënderoj Komandantin Gëzim Marku për mbështetjen, koordinimin dhe kurajën që na ka dhënë gjatë gjithë këtij operacioni.

Read more:Mallakastër/ Bariu që mban gjallë traditën në Aranitas: Gjithë ditën me bagëti, kjo është jeta ime! Punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar

Mirënjohje për Komandën Ajrore Farkë, Komandant Ervin Buzin dhe Bedri Kaloshin, për orët e gjata në fluturim dhe për efikasitetin e lartë të treguar në operacion.

Një falënderim i veçantë edhe për Ilirjan Hasanajn, i cili çdo ditë ishte aty me ne, duke ofruar mbështetje, koordinim dhe kurajë.

Falënderoj gjithashtu median lokale të Fierit për profesionalizmin e treguar në dhënien e informacionit dhe pasqyrimin e situatës.

Faleminderit të gjithëve!

Shqipëria është e jona!

Ora 14:56

Zjarri në Priskë, shiu u vjen në ndihmë zjarrfikësve për izolimin e vatrës

1786626093_priske.JPG

Ndërsa në Priskë vijon puna për izolimin e plotë të vatrës nga toka dhe ajri, shërbimit zjarrfikës u ka ardhur ndihmë edhe nga qielli.

Një rrebesh shiu në këtë zonë ka bërë që intensiteti i vatrës së zjarrit të ulet.

Ora 14:51

Zjarr në fshatin Lugaxhi të Elbasanit, i afrohet zonave të banuara (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, duke avancuar drejt zonës së banuar.

Zjarrfikësit, emergjencat civile dhe banorët janë angazhuar për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin afrimin pranë vatrave dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.

Ora 14:36

Rrezikoi masivin pyjor me pisha, vendoset nën kontroll vatra në Fushë-Arrëz (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditën e kësaj të enjte në masivin pyjor në Fushë Arrëz. Vatra e zjarrit e shfaqur në afërsi të fshatit Orosh dhe rrezikonte të hynte në pyjet me pisha. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vendosjen nën kontroll.

Fushë Arrëzi është ndër zonat më me risk sa i përket shfaqjes së zjarreve në pyjet e pishës së zezë që përbën 70% të sipërfaqes pyjore.

Ora 13:41

Zjarri, qytetari: Flakët nisën fillimisht në Priskë, më pas u hapën si pasojë e erës (VIDEO)

Pas zjarrit të rënë në Lundër e Priskë Ramazan Çullhaj, një banor i Tiranës thotë për Report Tv, se zjarri ka nisur dje pasdite rreth orës 16:00.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Ai shton se zjarri ka rënë në Priskë, por për shkak të erës është përhapur edhe më tej.

“Mund të ketë filluar rreth orës 16:00. Këtu kam pronën me ullinj, unë jetoj në Daias. Dhëndri ka qenë deri në katër të mëngjesit, por zjarri nuk erdhi te ullinjtë. Zjarri fillimisht ka rënë në Priskë dhe më pas u përhap më tej. Zjarri u shua me ndihmën e helikopterit. Policia dhe shërbimet zjarrfikës kanë qenë gjithë natë. Njerëz të lënduar nuk ka”, tha qytetari Ramazan Çullhaj.

Ora 13:22

Zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari për Report Tv: 5 vatra në kryeqytet, dyshohen të qëllimshëm! Kemi një përmirësim

Shkëlqim Hajdari, preferkti i qarkut të Tiranës një intervistë për Report Tv nuk e përjashtoi mundësinë që vatrat e zjarrit në kryeqytet të jenë të qëllimshëm.

“Kemi 5 vatra shumë larg njëra-tjetërs. Nuk përjshtohet zjarrvësna e qëllimshme, pasi kanë shpërthyer në të njëjtën ditë. Për fatin e mirë zjarri nuk ka prekur banesa dhe biznese. Tani detyra jonë është t’i izolojmë të gjitha vatrat.Jemi në një situatë të përmirësuar.

I bëj thirrje qyterarëve të Tiranës që të rrisin vigjilencën për të mbrojtur territorin. Çdo zjarr ka qenë i vogël dhe më pas është bërë i madh”, tha Hajdari.

Ora 13:18

Tymi pushton horizontin e Tiranës, vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër mbeten aktive (VIDEO)

Në këto pamje të Report TV, kjo zonë e kryeqytetit duket e mbuluar nga një perde tymi të bardhë e të dendur. Nga tarracat e pallateve të Tiranës, sytë të shkojnë automatikisht drejt malit të Dajtit, ku në kurorën e gjelbër dallohen ende vatra që vazhdojnë të lëshojnë tym të bardhë. I gjithë horizonti mbi zonë të kryeqendrës së Shqipërisë duket i zbardhur, ndërsa tymi është përhapur në një zonë masive.

Edhe pse situata dukej më e qetë këtë mëngjes në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, pas tre vatrave që u shfaqën mbrëmjen e së mërkurës, zjarri nuk është shuar plotësisht. Pamjet me dron të Report TV tregojnë se tymi vazhdon të ngrihet nga vatrat, flakët e të cilave raportohet se janë shtrirë në drejtim të Gurrës, Farkës dhe Lundrës.

Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga dy helikopterë.

Ora 10:57

Prej disa ditësh në flakë, izolohet vatra në Drenie të Patosit

Vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, ajo në Lofkand dhe në Ngraçije janë izoluar këtë mërkurë nga zjarrfikësit që prej disa ditësh kanë qenë në luftë me flakët.

Nga ana tjetër pas disa orësh punë është shuar edhe zjarri në Gjinoqar.

Ora 10:32

Zjarri në Tiranë, banori nga Gurra e Madhe: Ishte 100 metra larg shtëpive! U larguam dhe u rikthyem kur erdhën zjarrfikësit (VIDEO)

Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)

-Si ka qenë situata dje me zjarrin?

Alberti: Shumë e vështirë. Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset.

-Te zona që ndodhemi, ka pasur banorë?

Alberti: Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur.

-Sa afër ju ka ardhur zjarri?

Alberti: Gati 100 metra larg.

-Sot jeni rikthyer në banesa?

Alberti: Po.

-Po natën keni fjetur aty?

Alberti: Po, kur erdhi zjarrfikësja u kthyem.

Ora 10:11

Aktive vatra në Perlat-Mirditë, vijon operacioni për shuarjen (VIDEO)

Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë. Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.

Sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll.

Ora 09:32

Zjarret/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive! 1100 forca në terren, 3 helikopterë e 2 avionë, 418 hektarë sipërfaqe e djegur

45 vatra raportohen në 24 orët e fundit në vend, prej të cilave 12 aktive dhe 1 në monitorim. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përfshirë 72 automjete, 1100 forca në terren, 5 helikopterë e 2 avionë.

Vatrat janë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau i Dejës. 418 hektarë sipërfaqe janë djegur dhe 250 rrënjë ulliri janë dëmtuar.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim.

Në operacione janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë përfshirë 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operimet 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Operacionet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, me ndërhyrje të koordinuara nga toka dhe ajri.

Në të gjitha zonat, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi e shuarja sa më e shpejtë e vatrave aktive.

Read more:Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Nga raportimet e deritanishme rezultojnë rreth 418 hektarë sipërfaqe të djegur dhe 250 rrënjë ullinj të dëmtuara.

AKMC dhe të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Ora 09:08

Shfaqet vatër zjarri në Bubq

1786447637_zjarrfiksit.jpg

Foto ilustruese

Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Bubq, për të cilën ka shkuar në ndihmë zjarrfikësja e Vorës.

Ora 09:07

Zjarri në Priskë/ Vullnetarët e ‘Illyrian Guard’ në terren për shuarjen e flakëve

Trajnimi dhe certifikimi i vullnetarëve të Illyrian Guard u vu sot në provë, pasi në orët e para të mëngjesit ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse në terren për përballimin e zjarrit në zonën e Priskës, pranë Farkës.

Vullnetarët dhanë kontributin e tyre në mbështetje të forcave që menaxhuan situatën, ndërsa në terren ishte edhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili ndoqi nga afër angazhimin e ekipeve.

Të trajnuar për situata emergjente, vullnetarët tashmë janë pjesë e një strukture të gatshme për të ofruar mbështetje konkrete në raste zjarresh dhe emergjencash, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse.

Ora 08:08

Zjarri në Tiranë/ Përmirësohet situata në fshatin Daias, po punohet nga toka dhe ajri (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3 vatrave mbrëmjen e së mërkurës. Forcat zjarrfikëse nga terreni dhe një helikopter kanë ndërhyrë për shuarjen. Zjarrfikësit janë përqendruar më shumë pranë zonave të banuara, kurse helikopteri po vepron në ato që janë më të vështira për t’u depërtuar.

Ora 07:40

Mallakastër/ 70 forca punojnë për vatrat e zjarreve në Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare (VIDEO)

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.

Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione.

Ora 07:32

Lura në flakë prej 3 ditësh, digjet masivi me pishë të zezë! Report Tv sjell pamjet me dron

Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje prej 3 ditësh. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar.

Sipërfaqe të tëra janë djegur, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.

P.J/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
  • krujë
  • Tirane
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


3.5 / 5 (6 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #bagëti #Banesa #Biznese #bubq #krujë #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim
  • VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndryshon numri i Shërbimit të Klientit të IdentiTek, ja ku mund të telefonojnë qytetarët për shërbimet e pasaportave dhe kartave të identitetit
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 10 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 2 orë më parë • 15 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 3 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 3 orë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by