Një aktivist, gjatë protestës së 75-të para Kryeministrisë, e cilësoi qëndresën e qytetarëve si një shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes dhe institucioneve, duke theksuar se protestuesit do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ai tha se kërkesat e protestës do të realizohen, deri në krijimin e njv kushtetute dhe modeli të ri qeverisës.
Read more:Revolta popullore! Aktivisti: Rama dhe Berisha na kanë zhgënjyer, i duam të dy në burg
“Kjo është një qëndresë e madhe për 75 ditë. Kjo tregon pakënaqësinë e madhe ndaj këtij shteti, që ka grabitur dhe plaçkitur këtë vend. Kjo protestë tregon vetëm një gjë, se korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka ardhur fundi! Ju erdhi fundi! Jini krenar për këtë prezencë këtu çdo ditë, se ky është misioni ynë, i një populli që nuk kërkon asgjë më shumë, sovranitet. Në fund të ditës jemi ne që e kemi bërë Shqipërinë dhe do e bëjmë. Do e largojmë këtë kastë të korruptuar politikanësh. Në fund të Bulevardit dhe këtu në mes, kanë ardhur njerëz, që të dëgjojnë dhe të flasin, që të tregojnë se ne shqiptarët jemi këtu dhe duam ne të vendosim. Ndaj asgjë nuk e ndal këtë frymë popullore. Jini krenar se po shkruajmë historinë e këtij vendi. Po ndërtojmë Shqipërinë e vërtetë të gjithsecilit prej nesh. Ju erdhi fundi. Shqipëria duhet të ketë një ndryshim kushtetues. Shqipëria është bashkë dhe ne po ashtu, për qëllime të përbashkëta se si duhet të jetë modeli qeverisës nesër, shëndetësia apo arsimi. Ndaj, nuk mund të mbaronin kurrë këto gjëra, se ne dimë se çfarë heqim me institucionet e kalbura dhe të korruptuara. Ne do të jemi këtu çdo ditë deri në arritjen e qëllimeve tona historike.”, tha ai.




