Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Satira e Agron Gjekmarkaj: Babua hap ‘qesenë’, ministrat mprehin armët dhe vjeshta sjell ankthin. “Kronika” refuzon të shpërndajë lajmet e këqija!
Politikë

Satira e Agron Gjekmarkaj: Babua hap ‘qesenë’, ministrat mprehin armët dhe vjeshta sjell ankthin. “Kronika” refuzon të shpërndajë lajmet e këqija!

• 13 Gusht, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika refuzon të shpërndajë kará haberre!

Kronika qysh ditën e parë i vu qëllim vetes të bëhet zëdhënëse e marifetit, hajrit, nurit e lezetit! Ajo e ka zët të shpërndajë kará haberre apo katil fermane! Temjan kundër djallit përhap kudo, sidomos tani kur njerzia po pushon ndanë hijeve si sheleget nën mriz apo duke bërë kollotumba në ujë!

Ja edhe gojëligu Gaz Bardhi, që ju thafte ajo shkarpë, ka rënë në paqe e rehati për pak ditë duke lexuar dosje të reja të cilat i gjen pari, Jorushi i Tabakeve me statuset e saj plot me daramete na kujton se vjeshta po troket, por t’i gëzohemi ende ditëve të pakta të verës se koha është e pamëshirshme dhe vetëm ajo vlen, Enno Bozdo na përcjell linqet me mynxyrat që nxijnë horizontin, Klevis Balliu urdhëresa si një lajmës që të kujton borxhin e vonë, Kryezëvendës Lideri Flamur po mpreh armët me një limë guri diku nën një lis, mjerë kush do bjerë në atë teh! Oerdi në amfiteatrin e Durrësit mendon që motet ikin, gurët behen histori ! Belindi s’po lë gur pa lëvizur kundër qeverisë edhe në mes të zhegut! Si nuk lodhet i bekuari!

Kronikës iu kërkua nga lart si ndihme miqesore që gjatë gushtit të shpërndajë lajme të këqija që të përgatitet opinioni publik për ndryshimet në qeveri!
Vetëm muzhdenë e ëmbël që Etilda do kthehet që të gëzohen shokët e partisë po e japim! Se u bëhet zemra mal! Edhe pse këshilltare ajo po bëhet copash që varka të mos fusë ujë, një dy me kanaçe në dorë duke mbushur e derdhur! Merzia e Babos denesja e saj!

Read more:“Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për kompaninë kontraktuese Presight AI, dyshime për lidhje me Kinën

Atyre që do mbeten të gëzojnë të ngratet e pak melhem mbi plagë është njerzillek!

Ja Delina Ibrahimi si ka shkuar puna të duket profesoreshë e shkuar profesoreshes , saqë dhe opozitës do i lutemi ta konsiderojë si të tillë! Ajo mëson dhe Qefseren si të rrijë në karrige, si të flasë, si të duket sikur ëndërron vizione të mëdha, sikur nuk flet se nuk ia vlen, jo se nuk di! Madje edhe nëse Briseida Bakerri i zë vendin, ajo nuk duhet të japë shenja pezmi, se kështu e lyp kjo punë! Të mos e bësh veten, të shitesh si idealist kur pragmatizma të copëton xhanë!

Le Festim de Gozha, pasi bëri ca gomarlliqe në fillim, tani e ka kuptuar që do jetë si biçim zëvendës ministri se ministër i punëve të jashtme është Babua, i cili bën politikë të madhe, ashtu siç e lyp dinjiteti e tarasqelleku i një shteti serioz koxha si ky i yni!

Ndërsa me pocaqillëqet e hartimet skolareske merret Festua, se ka dhe të vluarën në Bruksel e gjynah t’i prishet terezia! Shyqyr që u dhanë mundësinë! Pastaj kanë gojë e thonë që Babua nuk bën sevape!

Read more:Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)

Tezja, e cila dikur nuk përkthente keq, tani ka roitur ca, pehlivanllëqet e kanë rënduar, e zë gjumi në zyrë, jepet dhe pas rakisë shejtanja , vartësve u hakerrehet me ulërima, u ka ndaluar edhe leximin e “Kronikes” e cila në kohën e Ogit lexohej kolektivisht në atë bina! Ndërsa tani si trakt.

Pastaj pritet që studentët t’i bashkohen protestës në Tetor, sikur nuk i ka punët mirë, po natyrisht nuk do tregojmë asgjë që të pushojë mbarë! Bah si dojete kjo vjeshte ankthi!
Edhe me Termenë, i cili ia ka bërë benë, është thyer!

I zgjedhur për analfabetizmin e tij, shkathtësinë për të numëruar, mendjen kabà, më i gjerë se gjatë, hames e zgraps i madh, tarrtakuti i kultures, i konsideruar ministër më kopuk e injorant qysh nga viti 1912, duket se i ka punët mirë, se kulturës shqiptare në këto kohë të vështira i duhet një timonier i tillë, që nuk ka dilema, që nuk bën pyetje, që e trajton kulturën me jabrashllëk e putra! Këtë sukses me kulturën vetëm Babua e ka arritur! U qamë për Margaritnë, që na vraftë Zoti, na vraftë!

Edhe këtij Lameqyqes s’ka kush t’i shkruaj, meit kaluar meitit, i mirë për shef sektori apo drejtor drejtorie, duket sikur i këndojnë kuvliet mbi krye, po ne, për gjynah, i japim do dyll për veshët mos te degjoje sirenat e te shohe filmin e Odiseut te kinemaja ngjite me ministrine!

Read more:Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë

Toni hyri më të madh qerratai, vinte duart në ije, psherëtinte, mendohej, ecte ngadalë, numëronte sumbullat në jelek, po nuk bëri beteja të mëdha për Babon në vakt kur hirra ndahet prej djathit, tani lëshon proklamata për integrimin, të cilat bëjnë me qeshë edhe Ulësinë, i cili për atë seriozitet e intelektualizem rron!

Dufi i mbrojtjes edhe nuk rrezikon, se ka përmasat e një kllufi në çdo pikëpamje, ndonëse me një karvan makinash kalon semaforët me të kuq, se gjithë ai personalitet, helbete! Shqipërinë e hijeshojnë teveqelet dekadë pas dekade!

Ndaj i plasi shpirti Nolit kur sokëlliu: ti, Halim, që s’di këndim, bëhu vezir për arsim! Me plaçin sytë, kështu më tha Ditmari një ditë, tek shpaloste një plan të detajuar për rrëzimin e Babos, të konsultuar me këta të Sorosit në Tiranë!

Në vende kyçe per mesymje do vendos tre kandidaturat që gjermanët i propozuan Babos për ta zëvendësuar dhe që ai i bëri def!

Read more:Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)

Nxori një hartë dhe tregonte pika e momente kur do t’i bashkohej Klosi, Braçe e të tjerë socialistë!

Ky Tao besëplotë se Babua do hapë qesenë për moskursimin e tij, qejf ka t’i bëjë këpucët Nikos, por tek e fundit nuk i fryn buzët edhe po të zbojë Karà Kaçin me Lameqyqen! Tek e fundit edhe po nuk i dha gjë do shtiret si me i kenaqur , te pelcasin shpirtin keto pune!

Tejet i mërzitur Erjon Malaj trokiti në dyert e “Kronikës”, rënkonte e ndukte leshrat, sa pushonte ia jepte përsëri vajit, me bëte të blej dy kostume të Pjeter Kardeni, ankohej, nuk po më bie t’i përdor kurrë, më ktheni lekët, merrni kostumet, ofshantë”! Prit, more i uruar, i thamë, se nuk dihet ça ndodh, po ti mos trego me atë të mjekësisë se ia harrojmë emrin , me Sofjan lozonjarin, Ervin buçkon, Sypetrit Malajn, mbahu, mos u lësho! Një shpresë i regëtiu dhe ndezi shikimin! Iku, por u kthye përsëri, pyeti: më tregoni ndonjë gjë, tha, se pres gjuhën e nuk flas! Ç’ llomotitet për Saren, Zeniqenë dhe Kidin, duke bërë shenjën e ngjitjes me gisht!

Në atë rrugë, i thamë, janë Babua, siç ka bërë parlamentin, do bëjë qeverinë e vatanin, selamet domethënë!

Read more:46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

Babua bën mirë të mendojë edhe për akademik Kostaqnë, një postiçino i cili nga grek safi u shndërrua në një nacionalist shqiptar të ndezur, duke u bërë dhëndër në Kuç, boll i ngrati punoi si hyzmeqar në Tabir, ku shpesh nuk ia dinë as vlerën, të ngratët që Kryetaret sjellin nga anë e anës asaj ograje te cilet librin e dinë dëngel!

Teksa Kronika, e cila shquhet për subjektivitetin e cila shpërndan e heq tupe, bën hatëre e ndera, vendos fletërrufe e telendira, nuk ka se si të mos vuajë kur sheh që të gjithë gëzojnë, ndërsa Dallamanga Genc Gjonçaj rri në zyrë duke pritur një telefonatë! Hajer ishallah!

Këshillë për lexuesit: Kronika mund te lexohet rresht per rresht, nga fundi per te shkuar ne fillim, nga e mbara dhe nga e kunderta, si e vertete por edhe si fantazi, si lajm por edhe si buzeqeshje në keto ditë zhegu ku nuk buzeqesh njeri edhe po ti lutesh me lek!

Lexo edhe
Politikë

“Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private

Politikë

Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit

Tags: #Ankthi #Armët #Bruksel #Buzët #Gjumi #Guri #jetë #klevis balliu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit
  • Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën
  • “Liria nuk funksionon me parimin më jep të të jap”/ Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
  • “I ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin më bashkiakët në Kuç: Rama në shkallën më të lartë të panikut. Territori i Shqipërisë, s’është pronë personale. U kërcënuan dhe…
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit
  • “Liria nuk funksionon me parimin më jep të të jap”/ Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
  • Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, Ujësjellësi: Kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër, nuk preken zona të tjera (VIDEO)
  • U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Situata në Dibër shqetësuese/ Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Luçiano Boçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me bashkiakët në…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit

Një zjarr përfshiu Priskën e Madhe në Tiranë. Si pasojë e flakëve u dogjën sipërfaqe toke. “I bëj…

• 5 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën

Në Njësinë Administrative Libonik ka nisur procesi i konsultimit publik për reformën e re administrativo-territoriale, ku Bashkia Maliq…

• 50 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by