Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)
Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë si të dyshuar se do të kryenin një vrasje. Arrestimet kanë ndodhur pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej tyre kishin zënë pritë, me armët gati në një zonë pa ndriçim. Pikërisht ky ka qenë momenti kur Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç, janë kapur në flagrancë.

3 të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime të forta që kanë shkuar për të ekzekutuar një person, megjithatë të arrestuarit, të marrë në pyetje, nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve.

Nga operacioni janë sekuestruar 2 pistoleta, municion, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Të arrestuarit
Sidorel Moriseni 32 vjeç, banues në Tiranë
Alfred Kaja 26 vjeç, banues në Kavajë
Vonis Poka 31 vjeç, banues në Tiranë
Vitrin Hoxha 20 vjeç, banues në Kavajë
Franko Bobja 21 vjeç, banues në Kavajë

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Read more:“Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Read more:Kontrolle të befasishme në Tiranë, Policia sekuestron armë të ftohta dhe drogë, verifikohen 61 automjete luksoze (VIDEO)

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Read more:‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës (VIDEO)

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)

Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Tags: #alfred kaja #Armë #Armët #Automjete #franko bobja #gjashte #sarande #sidorel moriseni #vitrin hoxha #Vlore #vonis poka

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)
  • Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)
  • Hajdutët godasin marketin në Korçë, ia mbathin me 100 mijë lekë (VIDEO)
  • Incidenti me armë pranë Palasës, jahti i Bruno Çelës erdhi nga Italia! Të gjithë pasagjerët u regjistruan më vonë, dyshime të jetë qëlluar edhe nga mjet tjetër
Nga të njëjtat tag-e
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)
  • Incidenti me armë pranë Palasës, jahti i Bruno Çelës erdhi nga Italia! Të gjithë pasagjerët u regjistruan më vonë, dyshime të jetë qëlluar edhe nga mjet tjetër
  • Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’
  • Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’
  • Aksidenti me furgon në Ksamil, ky është pasagjeri 20-vjeçar që humbi jetën (FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 24 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 21 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI) 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)

3 persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa…

• 45 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

TIRANË- Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë si të dyshuar se do të kryenin një vrasje. Arrestimet kanë ndodhur…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by