Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive
Politikë

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet sa më shpejt, duke theksuar nevojën për tejkalimin e ngërçit institucional.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar që seanca e Kuvendit të vazhdojë në orën 11:00, ndërsa LDK-ja, pas tërheqjes nga negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk ka më arsye për vonesa në konstituimin e institucioneve.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se partia e tij i ka bërë kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Read more:Ende pa emra nga PDK-ja, ja kush prijnë në 10-shen e listave të partive tjera

“Ai ta ushtrojë detyrën e vet në bazë të rregullores së punës së parlamentit, ta respektojë ligjin, ta respektojë Kushtetutën dhe ta thërrasë seancën në mënyrë që të konstituohet parlamenti dhe të kemi normalitet”, deklaroi Tahiri.

Ai u bëri thirrje edhe subjekteve të tjera politike që të marrin pjesë në seancë.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar situatën aktuale si “emergjencë kombëtare”, duke pretenduar se po rrezikohet rendi kushtetues dhe funksionimi i institucioneve demokratike.

Read more:“Kërkesat e LDK-së nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve”/ Kurti: Nuk mund të bëjmë marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit

Tahiri paralajmëroi se, nëse vazhdon pamundësimi i ushtrimit të mandatit të deputetëve, opozita mund të ndërmarrë edhe veprime të tjera politike, pasi të shterohen rrugët institucionale.

Në anën tjetër, LDK-ja të enjten njoftoi tërheqjen nga negociatat me Vetëvendosjen dhe hoqi dorë nga kërkesat për përfshirje në Qeveri, Kuvend apo Presidencë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij kërkon vetëm që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual dhe jopartiak.

Abdixhiku theksoi se pas këtij vendimi nuk ka më arsye për vonimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Read more:“Rama po na shkel me këmbë! Na e preu ‘biletën e vdekjes’”/ Klosi kundër bashkimit me Matin, qytetarët: Nëse nuk ndryshojnë mendjen, protestojmë me “flamingot” në Tiranë

“Askush nuk ka më arsye, as alibi dhe as të drejtë ta vonojë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të Republikës”, deklaroi ai.

Vazhdimi i seancës konstituive mbetet hapi i parë për funksionalizimin e legjislaturës së re dhe për daljen nga ngërçi institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lexo edhe
Politikë

BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

Politikë

76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Tags: #Aak #Arian tahiri #Besnik tahiri #jetë #kosove #kuvend #Ldk #Lumir abdixhiku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
  • 76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • Ish-gjyqtari Skënder Haluci u nda nga jeta papritur, mesazhi i Fatmir Mediut: Të qoftë dheu i lehtë, miku im i shtrenjtë – nuk e besoj që u largove
  • Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 75-të. Qytetarët te Piramida: Ndryshim sistemi!
  • “Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!
Nga të njëjtat tag-e
  • Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)
  • Ish-gjyqtari Skënder Haluci u nda nga jeta papritur, mesazhi i Fatmir Mediut: Të qoftë dheu i lehtë, miku im i shtrenjtë – nuk e besoj që u largove
  • “Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!
  • “Musine Kokalari na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar”, aktivistja Luçiana Kokaj: Shqipëria s’është në shitje!
  • Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 12 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit…

• 24 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

76 ditë protestë antiqeveritare/ Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Ish-gjyqtari Skënder Haluci u nda nga jeta papritur, mesazhi i Fatmir Mediut: Të qoftë dheu i lehtë, miku im i shtrenjtë – nuk e besoj që u largove

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu përmes një mesazhi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut…

• 12 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by