Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta kundër Ramës përtej kufijve/ Nga Gjermania e Franca, mediat e huaja pasqyrojnë protestën: BE duhet të mbështesë rininë shqiptare
Politikë

Revolta kundër Ramës përtej kufijve/ Nga Gjermania e Franca, mediat e huaja pasqyrojnë protestën: BE duhet të mbështesë rininë shqiptare

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për më shumë se dy muaj shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta ka marrë jehonë nga mediat e huaja.

“Radio Francë”, por edhe media gjermane së fundmi i kanë kushtuar artikull, revoltës që vazhdon tashmë prej 76 ditësh në Tiranë.

‘revolta e rinisë shqiptare është një zgjim i ndërgjegjes evropiane’, shkruan “Radio Francë”.

Read more:Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)

Më tej thekson se protestat nisën fillimisht kundër një projekti ndërtimor në Zvërnec, por u kthyen në lëvizje antiqeveritare.

“Që prej fillimit të qershorit, kundërshtimi ndaj këtij projekti është bërë pikënisja e protestave të mëdha, për të cilat po rikthehemi përmes një analize të shkruar nga një burim shqiptar që dëshiron të mbetet anonim. Këto protesta mbledhin kryesisht të rinj shqiptarë, të mobilizuar për të mbrojtur këtë park natyror, i konsideruar si një thesar kombëtar, si dhe për të denoncuar këtë projekt imobiliar, mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për korrupsion. Protestuesit kanë gjetur edhe një simbol, i cili tashmë shfaqet në çanta, kapele apo peshqirë plazhi dhe që i ka dhënë emrin gjithë revoltës: flamingot rozë”.

Read more:Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4!

“Duhet theksuar se kryeministri shqiptar Edi Rama është një figurë e pazakontë: është 2 metra i gjatë, ka qenë ish-lojtar profesionist basketbolli, por edhe piktor – madje ka dhënë mësim në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris – dhe është në mandatin e tij të katërt, që prej vitit 2013. Por mbi të gjitha, Rama dhe qeveria e tij akuzohen për raste të rënda korrupsioni, të cilat çuan në dorëheqjen e zëvendëskryeministres së tij në mars, pas një hetimi gjyqësor. Pikërisht për këtë arsye, Edi Rama është një nga objektivat kryesore të “lëvizjes së flamingove rozë”, e cila kërkon dorëheqjen e tij”, theksohet në shkrim.

Po ashtu gazeta gjermane ‘Die Tagespost’ shkruan se BE duhet të mbështesë më shumë këtë lëvizje rinore.

Read more:Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”! Sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze, dyshohet e ish-zv/kryeministres

“Në Shqipëri, demonstruesit po mbajnë flamingo prej kartoni rozë nëpër rrugë. Protestat filluan në fshatin bregdetar të Zvërnecit dhe tani kanë arritur në kryeqytet, Tiranë. Deri në 250,000 njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve shoqërore po dalin në rrugë. Po quhet “Revolucioni i Flamingove”. Protestat drejtohen kundër korrupsionit, shkatërrimit të mjedisit dhe padrejtësive politike. Ngurrimi i BE-së për të ofruar mbështetje po kritikohet gjithashtu, pasi shumë presin mbështetje më të fortë. Deri më tani, protestat kanë mbetur paqësore. Megjithatë, padurimi dhe frustrimi po rriten. Një kthesë drejt dhunës do të dëmtonte shoqërinë civile të re dhe aktive,”.

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #Flamingo #Flamingot #Franca #Gjermania #korrupsion #Kryesore #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin