Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
Kronikë

Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga

• 15 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kubikë kanabisi që nuk ia dolën dot të mbilleshin dhe 2 të arrestuar të moshave 23 e 29 vjeç. Ky është bilanci i një operacioni të policisë së Shkodrës që u vu në ndjekje të një furgoni nga Hajmeli deri në Vaun e Dejës, prej dyshimeve lidhur me ngarkesën.

Gjatë kontrollit, policia gjeti kuti kartoni me 2500 fidanë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Kutitë”. Goditet që në fazë fillestare, një tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Sekuestrohen 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe 1 furgon.

Read more:Dibër/ Droni zbulon 1121 bimë kanabisi në mal, 2 në pranga

Vihen në pranga 2 shtetasit që transportuan kubikët, nga fshati Hajmel në Vaun e Dejës, me një furgon që u ndoq gjatë lëvizjes, nga shërbimet e Policisë.

Si rezultat i patrullimeve, punës informative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan në afërsi të fshatit Hajmel, një automjet (furgon) me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontrolle.

Nga kontrollet u gjetën në të, disa kuti kartoni me kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Read more:Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që transportonin me furgon, kubikët, me qëllim kultivimin, S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #automjet #cannabis sativa #Kanabis #Kontrolle #Mali #Policia #Shkoder #Shqiponja #vau i dejes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Protesta e 109 kundër Ramës/ Aktivisti: 11 persona vijojnë të mbahen në paraburgim, Diaspora u përball me pengesa në Morinë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by