Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sipërmarrësi Klodian Allajbeu i përgjigjet PD-së: S’do të marr pjesë në asnjë procedurë për hemodializën. Koncesioni është shitur 8 vite më parë
Politikë

Sipërmarrësi Klodian Allajbeu i përgjigjet PD-së: S’do të marr pjesë në asnjë procedurë për hemodializën. Koncesioni është shitur 8 vite më parë

• 15 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sipërmarrësi, Klodian Allajbeu ka reaguar pas deklaratave të bëra lidhur me shërbimin e hemodializës dhe përmendjes së emrit të tij si një përfitues i mundshëm i procedurave të ardhshme, duke mohuar çdo interes të tij apo të kompanive të lidhura me të në këtë proces.

Në reagimin e tij, duke iu përgjigjur PD-së, Allajbeu e cilëson periudhën kur ka qenë i përfshirë në koncesionin e hemodializës si një histori suksesi, duke theksuar investimet në infrastrukturë, pajisje dhe kualifikimin e personelit, që sipas tij bënë të mundur ofrimin e shërbimit pranë vendbanimeve të pacientëve dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ai thekson se prej më shumë se tetë vitesh koncesioni është shitur dhe ka kaluar në pronësi dhe menaxhim të kompanisë suedeze Diaverum, të cilën e përshkruan si një nga operatorët më të mëdhenj europianë në fushën e hemodializës.

“Që nga momenti i shitjes, unë personalisht dhe asnjë kompani e lidhur me mua nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë pronësi, interes ekonomik, rol administrativ apo përfshirje në menaxhimin e këtij koncesioni”, shprehet Allajbeu.

Duke iu referuar procedurës së re për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ai deklaron se as vetë dhe as kompanitë e lidhura me të nuk kanë interes të marrin pjesë në ndonjë procedurë konkurrimi, aktualisht apo në të ardhmen.

Për këtë arsye, Allajbeu i cilëson si të pabazuara aludimet e PD, se procedura e ardhshme mund të ketë si përfitues atë, Spitalin Amerikan apo kompani të lidhura me të.

Ai thekson se debati mbi mënyrën e organizimit të shërbimit të hemodializës, kostot, kriteret e prokurimit dhe transparencën e procedurave është legjitim, por sipas tij duhet të zhvillohet mbi dokumente dhe fakte.

Reagimi i plotë i Klodian Allajbeut ;

Në lidhje me deklaratat e bëra sot për shërbimin e hemodializës dhe përmendjen e emrit tim si një përfitues i mundshëm i procedurave të ardhshme, e konsideroj të nevojshëm një sqarim publik.

Koncesioni i hemodializës, në periudhën kur kam qenë i përfshirë në të, përbën një histori suksesi për mënyrën se si ky shërbim u zgjerua dhe u modernizua në Shqipëri.

Investimet në infrastrukturë dhe pajisje, si edhe përgatitja dhe kualifikimi i personelit, bënë të mundur që pacientët ta merrnin këtë shërbim jetik pranë vendbanimeve të tyre dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Read more:“Jo konsullatë serbe në Shkodër, të njihen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”/ Sazan Guri: Naftën dhe energjetikën s’mund ta administrojnë kompani italiane, Rama të heqë dorë

Por ka një fakt thelbësor që duhet sqaruar.

Prej më shumë se tetë vitesh, koncesioni është shitur dhe ka kaluar në pronësi dhe menaxhim të Diaverum, kompani suedeze dhe operatori me i madh europian në hemodializë.

Që nga momenti i shitjes, unë personalisht dhe asnjë kompani e lidhur me mua nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë pronësi, interes ekonomik, rol administrativ apo përfshirje në menaxhimin e këtij koncesioni.

Po aq qartë dua të sqaroj edhe çështjen e procedurës së re për shërbimin e hemodializës, e cila është bërë sot objekt debati.

As unë dhe as kompanitë e lidhura me mua nuk kemi interes dhe nuk synojmë të marrim pjesë, tani apo në të ardhmen, në asnjë procedurë konkurrimi për ofrimin e këtij shërbimi, i cili tashmë ka kaluar nën përgjegjësinë e OSHIS.

Për rrjedhojë, çdo aludim se tenderi i ardhshëm mund të ketë si përfitues mua, Spitalin Amerikan apo kompani të lidhura me mua, nuk qëndron.

Debati mbi mënyrën se si shteti do ta organizojë shërbimin e hemodializës, kostot, kriteret e procedurave të prokurimit dhe transparencën e tyre është legjitim dhe duhet të zhvillohet mbi dokumente dhe fakte.

Por është po aq e rëndësishme që në këtë debat të mos krijohen lidhje me persona apo kompani që prej vitesh nuk kanë më asnjë interes ekonomik apo administrativ në koncesion dhe nuk kanë interes për procedurën e re.

Ky sqarim bëhet pikërisht për këtë arsye, për të vendosur faktet në vend dhe për të shmangur çdo keqinterpretim apo spekulim.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Revolta kundër qeverisë/ “Korrupsioni, keqqeverisja e shitja e Atdheut na ka nxjerrë në shesh”, Protestuesi: Rama të japë dorëheqjen, u mbush kupa! Mandati i tij ka rënë

Politikë

LIVE- Revolta kundër Ramës, nis protesta e 77-të/ Diaspora sërish në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”: Me zemër për Shqipërinë! “Revolucion”

Tags: #kompani #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Revolta kundër qeverisë/ “Korrupsioni, keqqeverisja e shitja e Atdheut na ka nxjerrë në shesh”, Protestuesi: Rama të japë dorëheqjen, u mbush kupa! Mandati i tij ka rënë
  • LIVE- Revolta kundër Ramës, nis protesta e 77-të/ Diaspora sërish në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”: Me zemër për Shqipërinë! “Revolucion”
  • LIVE- “Jemi të zhgënjyer”/ Shqiptari nga Diaspora e Gjermanisë: Dua që fëmijët e mi të kenë mundësi të zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, në një shtet normal
  • Dita e Shën Mërisë, Kryepiskopi Joani bashkëmeshon me Patriarkun Ekumenik Bartholomeu (VIDEO)
  • Rama i quan protestuesit sorra e korba/ Eksperti i IT me mbishkrimin simbolik në studion e “News24”, ironizon kryeministrin: ‘Kufomë politike’! Ne si sorra na ka thirrur era e coftinës politike…
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Jemi të zhgënjyer”/ Shqiptari nga Diaspora e Gjermanisë: Dua që fëmijët e mi të kenë mundësi të zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, në një shtet normal
  • ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur
  • Diaspora ngre në këmbë Tiranën/ Eksperti i IT, Besmir Semanaj: Kundër Ramës po protestojnë edhe të majtët. Ndërkombëtarët po ndryshojnë qasjen ndaj Qeverisë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • “Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Rama s’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja e tij 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 7 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Revolta kundër qeverisë/ “Korrupsioni, keqqeverisja e shitja e Atdheut na ka nxjerrë në shesh”, Protestuesi: Rama të japë dorëheqjen, u mbush kupa! Mandati i tij ka rënë

Protesta e 77 mbahet sot në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora i bashkohet sërish kësaj revolte. “Ekonomia,…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- Revolta kundër Ramës, nis protesta e 77-të/ Diaspora sërish në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”: Me zemër për Shqipërinë! “Revolucion”

Ka nisur protesta kundër qeverisë së Edi Ramës. Në protestën e 77 shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- “Jemi të zhgënjyer”/ Shqiptari nga Diaspora e Gjermanisë: Dua që fëmijët e mi të kenë mundësi të zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, në një shtet normal

Diaspora i është bashkuar protestës së 77 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Një shqiptar…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by