Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Spanja e kërkonte për trafik kokaine, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Spanja e kërkonte për trafik kokaine, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Kosova

• 16 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bujar Buja, 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik droge, është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, teksa hynte në Shqipëri. I lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam, ai kërkohej nga Spanja për t’u ekstraduar.

Sipas autoriteteve, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1 pranë Audiencës Nacionale të Madridit kishte caktuar ndaj tij, në korrik 2026, masën e sigurisë “arrest me burg“, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Nga hetimet e Policisë Gjyqësore spanjolle është zbuluar një rrjet kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës në pjesë të ndryshme të Spanjës. Sipas dosjes hetimore, Buja dyshohet se ishte i përfshirë në transportin e lëndës narkotike.

Read more:I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës, Operacionalja arreston në Tiranë Siciljan Çakrin! Dyshohet i përfshirë në trafik droge

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”, ndërsa ndaj 43-vjeçarit kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë

“Në Rinas, si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi, i shtetasit B. B., 43 vjeç, lindur në Gjakovë, Kosovë dhe banues në Amsterdam, Holandë. Gjykata Qendrore e Instruksionit (Hetimit) nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit/Spanjë, në korrik 2026, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga Kodi Penal Spanjoll. Nga hetimet e zhvilluara nga Policia Gjyqësore Spanjolle është bërë i mundur identifikimi i një organizate kriminale të qëndrueshme, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës, e vendosur kryesisht në Costa del Sol dhe me aktivitet në zona të ndryshme të territorit kombëtar. Shtetasi B. B. dyshohet se është implikuar në transportin e lëndës narkotike”

Read more:Kërkohet një grua, mori një shumë parash në një bankomat në Gjakovë

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #Aktivitet #arrest me burg #Bujar Buja #Burg #droge #Ekstradim #Gjakovë #Gjykata #spanje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim
  • “Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • “Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi
  • Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by