Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike pretendon se “theu” Diellën! Nga pagat e deputetëve, te informacionet mbi votuesit dhe… Publikohen rreth 55 mijë skedare me të dhëna
Politikë

Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike pretendon se “theu” Diellën! Nga pagat e deputetëve, te informacionet mbi votuesit dhe… Publikohen rreth 55 mijë skedare me të dhëna

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike Patrick Quirk dhe i teknikave OSINT ka deklaruar se një pjesë e madhe te të dhënave të ministres “Diella” mund të aksesohen pa një autentifikim. Sipas tij, gjashtë endpoint-e të API-së së Kuvendit pranonin kërkesa të zakonshme pa API key, pa bearer token dhe pa session cookie, pra sistemi nuk i kërkonte përdoruesit të provonte se kishte të drejtë të hynte.

Një deklaratë e tillë është bërë prej tij që në muajin prill, por ditën e djeshme Quirk ka botuar të dhëna e shkarkuara prej tij, veprim që vjen pas një reagimi të bërë nga AKSHI, ku thuhej se të dhënat e tij në të vërtetë janë marrë nga ndërfaqa e sistemit, jo nga vetë sistemi.

“Sqarim lidhur me pasaktësitë e publikuara mbi funksionimin e Diellës.

Read more:Inteligjenca Artificiale në shërbim të administratës dhe qytetarëve, e-Albania prezanton katër sistemet që po përdoren për të përmirësuar shërbimet publike (VIDEO)

Në respekt të informimit të saktë të publikut, AKSHI sqaron disa pasaktësi teknike të publikuara së fundmi lidhur me Diellën dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Faqja që sheh përdoruesi është ndërfaqja e sistemit, jo vetë sistemi. Kur një qytetar i kërkon Diellës një dokument, kërkesa përpunohet në infrastrukturën qeveritare, ku funksionon sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft, duke përdorur modele të OpenAl në Azure. Faqja është ajo që shihet; sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”, thuhet në reagimin e AKSHI.

Pas postimit në faqen zyrtare të Agjencisë në Instagram, Quirk ka publikuar të dhënat që sipas tij janë shkarkuar nga ministrja “Diella”.

Read more:“I arrestuar, por shpërblehet”/ Berisha publikon denoncim: Me urdhër të Ramës, 8.5 mln euro i janë kaluar “Soft & Solution”, kompanisë së lidhur me Ermal Beqirin

Arkivi i plotë, që përbëhet nga 31 GB informacion, përfshin më shumë se 54.700 skendare.

Në të janë klasifikuar mbi 30,000 PDF (dokumente parlamentare), mbi 20,000 imazhe, mbi 2,500 dokumente zyre, të dhëna të strukturuara qeveritare etj.

Read more:Microsoft largon 4,800 punonjës, Xbox dhe ekipet komerciale preken nga ristrukturimi

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Lista:
• 910,000 të dhëna votuesish (emra, dokumente identifikimi, telefona, punëdhënës, përkatësi politike)
• 637,138 të dhëna pagash (22% e popullsisë së Shqipërisë)
• Bazë të dhënash për 100,000 policë të dyshuar (foto, dokumente identifikimi, data e lindjes)
• 236 anëtarë parlamenti (të kërkueshme: email-e, data e lindjes, foto)
• Mbi 30,000 dokumente qeveritare
• Inteligjencë për sulm kibernetik iranian (2022-2024, ende aktive)
• Hartëzim i plotë i infrastrukturës

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Tags: #AKSHI #Data e lindjes #Diella #Foto #Instagram #Microsoft #OpenAl #pagat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Nga të njëjtat tag-e
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë. “Sazani, Zvërneci në fyt…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas më shumë se katër…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by