Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)
Kronikë

Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy varka turistike janë përplasur mesditën e sotme, teksa transportonin turistë nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës. Incidenti ka ndodhur në liqen, ndërsa të dëmtuarit janë nxjerrë më pas në breg me mjete të tjera lundruese.

Policia bëri me dije se pesë prej turistëve që ndodheshin në varka, tre prej të cilëve të huaj, kanë pësuar lëndime në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se një person ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, një zonjë ka marrë dëmtime në këmbë dhe një zonjë tjetër ka marrë dëmtime në krah.

Në Koman ka mbërritur edhe helikopteri i Shëndetësisë, si dhe një helikopter ushtarak, të cilët po transportojnë 4 prej të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një i dëmtuar tjetër, i cili ishte në gjendje më të mirë shëndetësore, është transportuar drejt spitalit të Shkodrës me auto-ambulancë.

Read more:Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve

Njoftimi i Policisë:

“Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Read more:Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi.

Read more:Zjarret/ Vihet nën kontroll situata në Daias të Tiranës, ndërhyn edhe helikopteri! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, vijojnë në Lurë e Mallakastër (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:53

Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.

Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.Turistët u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë.

Lexo edhe
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Tags: #Aksident #Anije turistike #djegie #grupi hetimor #helikopter #Helikopteri #koman #liqeni i komanit #lumi i shales #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Moti i keq, përrenjtë nxjerrin inerte në rrugë, fshatrat e Kukësit e Tropojës pa energji elektrike! Izolohen të tjerë në Shkodër (VIDEO)
  • Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi
  • Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Stuhia që ka përfshirë vendin, me ere të fortë dhe shi të fortë ka shkaktuar dëme kryesisht në…

• 23 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin