Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
Kronikë

Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë në ‘luftë’ me flakët! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë, Lufaj e Tërbun

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se deri në orën 14:00 në Shqipëri ka pasur gjithsej 6 vatra zjarri, 4 prej të cilave vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera në monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë të mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt të Tiranës, operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të Zjarrfikëses dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat

Edhe në Priskë, Tiranë, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen pas riaktivizimit të vatrës së zjarrit. Fatmirësisht situata nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri mbetet aktiv me intensitet të ulët. Në terren ndodhen 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Tërbun të Pukës, operacioni vijon me forcat në terren, të cilat po punojnë për hapjen e korridoreve ndarëse pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Përmirësim i situatës raportohet edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona po mbahet nën monitorim. Në Qafë Helmes, vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.

Read more:Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren. Situata në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar, ndërsa deri në këtë moment nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:38

Zjarri në Tërbun, flakët përhapen në Gojan i Vogël e Gjegjan, ndërhyjnë 3 helikopterë! Digjet një stan, rrezikohen 2 të tjerë (VIDEO)

Në Fushë-Lajë të Tërbunit, flakët po përpijnë gjithë sipërfaqen pyjore duke rrezikuar stanet dhe fshatrat Gojan i Vogël e Gjegjan. Prej dy ditësh, zjarri ka kaluar në pyjet e Kuzhnenit duke iu afruar staneve.

Një prej tyre është djegur, kurse 2 të tjerë rrezikohen. Bagëtitë janë evakuuar, ndërsa 3 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Read more:31 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

“Situata me zjarret boll keq është. Jemi detyruar të largojmë bagëtinë, kanë marrë masat, por është përhapur. Zjarr i fuqishëm shumë. Më ka dëmtuar bagëtitë, rrethimin.”

“Më shumë më dhimbset natyra sesa stani. Po kaloi rrugën, do të djegë gjithë fshatin. Është shumë i rrezikshëm për gjithë zonën”, thonë banorët.

Sipas specialistëve, mendohet të jenë rreth 120 hektarë të prekur, një pjesë e të cilëve pishë e zezë.

P.J/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Tirane
  • mirdite
  • lufaj
  • priske
  • dajt
  • puke
  • terbuni
  • zjarret 2026
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


0.0 / 5 (0 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Tags: #automjet #dajt #Forcat e Armatosura #lufaj #ministria e mbrojtjes #mirdite #priske #puke #terbuni #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by