Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”, Bardh Spahia: “Operatori” i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive
Politikë

“500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”, Bardh Spahia: “Operatori” i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive

• 20 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e ka cilësuar Operatorin e Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi, si një mekanizëm për centralizimin dhe vazhdimin e kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Spahia u shpreh se operatori i ri nuk përfaqëson një reformë të sistemit shëndetësor, por një mënyrë për të shmangur konkurrencën, transparencën dhe rivlerësimin e kontratave.

“Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste”, deklaroi deputeti demokrat.

Spahia akuzoi qeverinë se, në vend që të analizojë dështimet e koncesioneve në shëndetësi gjatë dekadës së fundit, po zgjedh t’i centralizojë dhe t’u japë një formë të re administrative.

Read more:Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…

Deputeti i PD-së deklaroi se që prej vitit 2015, qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 45.5 miliardë lekë, ose më shumë se 500 milionë euro, për katër kontrata në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, këto kontrata kanë krijuar një barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë përfitimet e premtuara.

Deklarata e plotë:

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi, një strukturë e re e cila, pavarësisht emërtimit propagandistik, nuk përfaqëson as reformë dhe as një menaxhim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

Në thelb, ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik.

Read more:Sekuestrohen 3 makina luksoze me vlerë 450 mijë euro, të vjedhura në Gjermani/ 2 persona në kërkim, nis hetimi për 3 të tjerë

Për më tepër ky model i ri nuk gjen asnjë të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian dhe mund ti sjellë pasoja vendit në proçesin e përafrimit me direktivat normëformuese të Unionit.

Në vend që të kishim një konsultim të hapur publik me profesionistë të fushës dhe proçes të mirëfilltë llogaridhënie nga ana e qeverisë, për të adresuar dështimet e koncesioneve të dhjetë viteve të fundit, të kërkojë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet, Qeveria e korruptuar e Edi Ramës zgjedh t’i mbrojë, t’i përqendrojë dhe t’u japë një fytyrë të re të njëjtëve mekanizma përfitimi klientelistë që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro.

Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste që kanë shoqëruar tenderat dhe koncesionet më të mëdha të shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë,

Read more:“Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari”/ Boçi: Projekti ynë rrit përfaqësimin e komuniteteve

Mungesa e konkurrencës është këmbana më e fortë e alarmit se abuzimi me paratë publike jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të institucionalizohet edhe më tej. Kur kontratat përqendrohen në një strukturë të vetme, pa garë, pa konkurrim periodik dhe pa kontroll efektiv, humbësi i vetëm mbetet qytetari shqiptar që paguan faturën e korrupsionit për xhepat e Edi Rames.

Historia e tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi e ka provuar këtë më së miri.

Që prej vitit 2015 qytetarët shqiptarë kanë paguar nga taksat e tyre plot 45.5 miliardë lekë ose më shumë se 500 milion euro vetëm për të ashtuquajtura 4 kontrata shëndetësore. Në vend që të përmirësojnë sistemin shëndetësor, këto koncesione kanë krijuar një barrë financiare të pajustifikuar për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë përfituar asgjë, përkundrazi kanë humbur shumë në shëndet, para dhe madje dhe jetë
Rasti i koncesioneve në shëndetësi përfaqëson një shembull shqetësues të mungesës së transparencës, shkeljeve ligjore dhe mosmbrojtjes së interesit publik.

Read more:Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO)

Shqiptarët meritojnë një sistem shëndetësor të bazuar në transparencë, konkurrencë dhe përgjegjshmëri, jo një sistem ku koncesionet mbrohen, abuzimet përsëriten dhe drejtësia vazhdon të mos japë përgjigje.

Përballë kësaj kulture pandëshkueshmërie, ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo abuzim me fondet publike, çdo kontratë që pasuron një grusht të privilegjuarish në kurriz të qytetarëve dhe çdo përpjekje për të fshehur korrupsionin pas emërtimeve apo strukturave të reja administrative.

Ky korrupsion masiv është thelbi revoltës së qytetarëve kundër një modeli qeverisjeje hajdutësh që ka vendosur interesin e një pakice mbi interesin e shumicës, që ka shndërruar buxhetin e shtetit në burim përfitimi për klientët e pushtetit dhe që vazhdon të kërkojë besim, ndërsa refuzon të japë llogari.

Read more:Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!

Beteja jonë është betejë për të rikthyer shtetin në shërbim të qytetarëve, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të garantuar që askush, pavarësisht pushtetit apo lidhjeve politike, të mos jetë mbi ligjin.

Ky është angazhimi ynë. Do të qëndrojmë gjithmonë në krah të interesit publik, në krah të qytetarëve dhe të çdo shqiptari që refuzon të pranojë si normalitet korrupsionin dhe abuzimin me paratë e tij.

Ju faleminderit

Lexo edhe
Politikë

Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)

Politikë

Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

Tags: #Besim #euro #jetë #korrupsion #Mediat #Model i ri #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
Nga të njëjtat tag-e
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 2 lexime · 21 minuta më parë
  4. 04
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 2 lexime · 20 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)

Edhe Belinda Balluku ndjek News24. Gjatë këtyre ditëve të protestave studentore, News24 ka arritur kulmin e shikueshmërisë, dhe…

• 6 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që hynë…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin