Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ndaloi me bastun të dilte nga salla kryetarin e këshillit të PS Maliq/ Flet i moshuari: U revoltova, këshilltarët në mbledhjen tjetër ishin kundër shkrirjes, sot u larguan
Politikë

Ndaloi me bastun të dilte nga salla kryetarin e këshillit të PS Maliq/ Flet i moshuari: U revoltova, këshilltarët në mbledhjen tjetër ishin kundër shkrirjes, sot u larguan

• 20 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reiz Petritaj, i moshuari nga fshati Strelcë që u përplas me situatën e krijuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Maliqit, ka rrëfyer arsyet që e shtynë të reagonte ashpër, deri në përdorimin e bastunit për të ndaluar daljen nga salla të kryetarit të këshillit të Partisë Socialiste.

Petritaj tha në intervistë për gazetaren e News 24, Lorena Kodra se ishte revoltuar për shkak të qëndrimit të këshilltarëve bashkiakë, të cilët sipas tij në takimet e mëparshme ishin shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit, ndërsa në mbledhjen e sotme u larguan.

“Unë u bëra i revoltuar për arsyen sepse unë jam nga fshati Strelcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Problemi tash këtu është se korrupsioni është i pallogaritshëm”, u shpreh ai.

Read more:“Të shihen investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve”/ Topçiu skeptik për reformën territoriale: Bashkimi Maliq-Korçë jo i lehtë. Po përgatis një material për Kuvendin

I moshuari tregoi se kishte marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Lozhan, ku sipas tij banorët dhe të pranishmit ishin shprehur kundër bashkimit apo shkrirjes së Bashkisë së Maliqit.

“Unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di”, tha Petritaj.

Ai tha se pas takimit në Lozhan shkoi edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të parë se çfarë do të ndodhte.

Read more:LIVE- Diaspora shqiptare sërish në revoltë/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi! Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Poshtë komunistët

“Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën”, deklaroi ai.

Duke folur për momentin e përplasjes, Petritaj pranoi se kishte reaguar në mënyrë të fortë, duke thënë se për moshën e tij kishte kaluar edhe në ekstrem.

“Edhe drejt me thënë, më kaloi në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu”, u shpreh ai.

Read more:“Vendi i rrezikuar nga zjarret, Rama dhe ministrat rreziten dhe luajnë kumar”, Berisha: Asnjë qindarkë shtesë për zjarrfikësit, pamjet e ushqimit të tyre, mjerim!

Në fund, Petritaj tha se do të vijojë të kundërshtojë shkrirjen e Bashkisë së Maliqit dhe akuzoi për korrupsion drejtuesit e institucioneve që, sipas tij, kanë pasur përgjegjësi për çështje të ujërave dhe hidrocentraleve.

“Maliqi nuk duhet të prishet. U bëj thirrje edhe protestuesve që kanë dalë atje. Jam gati të vete, po s’vete dot. Nuk do ta gëzojë dot kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit. Nuk e gëzon dot”, tha Petritaj.

Read more:Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Deklarata e plotë:

Unë u bëra i revoltuar për arsyen sepse unë jam nga fshati Strelcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë skam se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi tashë këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm.

Po këtë revoltë që kisha sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit.

Ashtu edhe në Libonik, kudo kkështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej.
Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën.

Read more:LIVE- “SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën janë “koka” e korrupsionit”, aktivisti: Dita e 80-të, protesta më e fuqishme se kurrë. Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt

Edhe drejt me thënë më kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu.

Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve… që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu… jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit edhe ta gëzojë. Nuk e gëzon dot

Lexo edhe
Politikë

“Janë bërë det”/ Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë i mori inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Politikë

“Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve

Tags: #Femije #Hidrocentralet #korrupsion #maliq #news 24 #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Janë bërë det”/ Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë i mori inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra
  • “Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve
  • Patosi kundër shkrirjes së bashkisë, Baçi ironi: Socialistët protestojnë, por nuk e lëshojnë Ramën
  • “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine
  • “500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”, Bardh Spahia: “Operatori” i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive
Nga të njëjtat tag-e
  • Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!
  • “Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve
  • “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine
  • “500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve”, Bardh Spahia: “Operatori” i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive
  • “Ulu atje!”/ Tensione dhe debate në Këshillin Bashkiak të Maliqit, të majtët braktisin mbledhjen, i moshuari kërcënon t’i godasë më shkop
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 14 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Janë bërë det”/ Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë i mori inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Maliqit, ku…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Patosi kundër shkrirjes së bashkisë, Baçi ironi: Socialistët protestojnë, por nuk e lëshojnë Ramën

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar ndaj protestës së socialistëve të Patosit kundër shkrirjes së bashkisë. Ai…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by